Banda e Durrësit,seanca shtyhet sërish

Përplasje mes avokatit të Kujtim Bunës dhe raportit të drejtorisë së burgjeve. Buna i cili është njëri nga anëtarët e bandës së Lul Berishës, prej disa kohësh nuk pranon të paraqitet në seancat gjyqësore, sipas avokatit të tij është në gjendje të keqe shëndetësore. Ndërkohë i pandehuri Buna i është ushtruar një kontrolli mjekësor ku sipas raportit vërtetohej e kundërta.Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka paraqitur një raport të plotë në seancën e gjyqit ku bëhet mbi gjendjen shendetësore të Bunës. Në raport thuhej se i burgosuri Kujtim Buna ka probleme shëndetësore, por ai mund të marrë pjesë normalisht në gjyq. Ndërkohë ka reaguar avokati i Bunës , duke deklaruar se raporti nuk është i plotë pasi klienti i tij nuk ka kryer të gjitha analizat.Sipas avokatit të Bunës klienti i tij, ka bërë vetëm skanerin, pasi nuk kishte para të mjaftueshme për të bërë të gjitha analizat, dhe raporti i drejtorise se burgjeve nuk është i saktë. Ndërkohë që mungesa e avokatëve është bërë sërish pengesë për zhvillimin normal të seancave gjyqësore në ngarkim të bandës se Durrësit.