E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci", ekspertët amerikane në vendngjarje

11 muaj pas shpërthimit ekspertët amerikanë vijojnë të jenë prezent në hetimet për tragjedinë e Gërdecit. Edhe sot ata kanë qenë pranë ish kraterit, ndërkohë që paralelisht me hetimet po punohet me largimin e municioneve. 

GËRDEC- Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar konkuzionet e tij për zhvillimet në Shqipëri gjatë vitit 2008, ekspertët amerikanë vijojnë të jenë prezent në hetimin për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec. 4 prej tyre që mësohet të jenë pjesë e byrosë së alkolit, duhanit dhe eksplozivit ose të njohur ndryshe si specialistë që hetuan 11 shtatorin në Pentagon kanë qenë edhe këtë të ejnte pranë fshatit Marqinet 2, aty ku ndodhi katastrofa ku humbën jetën 26 persona mes tyre gra edhe fëmijë.
Të shoqëruar edhe nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtes dhe Prokurorisë së Përgjithshme, i cili i ka thirrur ato afro një vit më parë për të ndihmuar në hetimet e mëtejshme ekspertët amerikanë kanë qëndruar për disa orë pranë ish kraterit të shpërthimit.
Muaj më parë ekspertët kanë përcaktuar se në depon e armatimit në Gërdec ndodheshin 15 mijë predha dhe afro 500 ton barut, armatim që sipas tyre mund të përdorej edhe për një luftë civile.
Ky grup ka përllogaritur përgjatë një jave kraterin e Gërdecit, perimetrin e vtarrës dhe dëmet e shkaktuara duke dorëzuar një material voluminoz që fliste jo vetëm për llojin e municioneve por edhe për shkakun se pse ndodhi shpërthimi. Nga ana tjetër prania e ekspertëve amerikan lidhet jo vetëm me hetimin e ngjarjes, por edhe me projektin për pastrimin e Gërdecit nga materialet eksplozive si kur është rënë dakort në maj të vitit 2008. Megjithëse shpërthimi i shumëfishtë ka shpërndarë lloje të ndryshme municionesh në një zonë të gjerë, do të jetë kjo agjenci e specializuar e cila është financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punon për pastrimin e municioneve në sipërfaqe por edhe në thellësi të tokës, veçanërisht në pikën kritike të zonës së shpërthimit.
Procesi i pastrimit të zonës së sigurisë mund të zgjasë deri në 3 vjet, ndërkohë zona më e rrezikshme vijon të qëndrojë e rrethuar dhe e ndaluar për tu përshkuar nga banorët e zonës. (a.r/news24/balkanweb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›