Ushqime te skaduara edhe ne supermarketet e medha
Ky institucion ka organizuar inspektime ne operatoret e biznesit te fushes se tregtimit te produkteve ushqimore ne magazinat me shumice e pakice.
Ne kete kuader Drejtoria e Pergjithshme e AKU ka referuar dje zyrtarisht se gjate ketij inspektimi ka sekuestruar dhe asgjesuar rreth 3 mije litra lengje jo te sigurta te cilat konsistojne ne pije freskuese lengje limoni e vaj ulliri.
Sipas perfaqesuesve te kesaj drejtorie shkak per bllokimin e tyre ka qene afati i skadences i cili kishte kohe qe kishte kaluar por kishte edhe nga ato raste qe pasi u ishin nenshtruar analizave laboratorike kishin rezultuar te demshme per shendetin e njeriut.
Nderkohe specialistet e ushqimit bejne te ditur se e njejta procedure pra ajo e sekuestrimit dhe asgjesimit eshte ndjekur edhe me produktet ushqimore te skaduara si pasoje e ruajtjes dhe tregtimit te tyre ne kushte te papershtatshme fizike. Specialistet sqarojne se ky fakt eshte teper shqetesues pasi mund te behet shkak per perhapjen e semundjeve te ndryshme ne radhet e konsumatoreve qe hera-heres tregohen te pakujdesshem ne perzgjedhjen e produkteve te ndryshme ushqimore qe shiten nga persona te pandergjegjshem.
Me konkretisht disa nga produktet ku u evidentuan probleme te tilla ishin koka qengji qofte te paketuara sallam biskota makarona dhe cokollata.
Penalizimet
Burime nga ky institucion pohojne se krahas sekuestrimit te produkteve ku jane konstatuar probleme te tilla jane marre edhe masa perkatese per denimin e subjekteve qe tregtonin keto ushqime gjate muajve te fundit ne disa prej qyteteve kryesore te Republikes se Shqiperise.
Kjo drejtori ka marre masen e gjobes apo edhe te pezullimit te licences per disa subjekte tregtuese apo prodhuese te produkteve ushqimore ku jane evidentuar raste te mospajisjes me etikete ne gjuhen shqipe apo ne rastet flagrante te produkteve ushqimore me afat skadence te kaluar.
Nga inspektimet e kryera deri tani rezultojne pothuajse te njejtat probleme kudo. Kjo na ben te mundur te fokusohemi ne keto problematika me qellim permiresimin e tyre.
Duam te theksojme edhe njehere se mbrojtja e konsumatorit eshte objektivi primar i AKU-se. Per kete arsye institucioni yne eshte duke huazuar politikat dhe mekanizmat me te mire europiane sqarohet ne deklaraten zyrtare te Autoritetit Kombetar te Ushqimit.
Perfaqesuesit e ketij institucioni tregojne se duhet pasur parasysh qe ky eshte nje proces i cili ne BE ka zgjatur me vite e po vazhdon te zhvillohet me tej qe nga krijimi i Autoritetit Europian te Sigurise Ushqimore prandaj edhe ne Shqiperi hartimi i ketyre politikave nuk mund te behet ne menyre te menjehershme.
Per kete ne kerkojme kryesisht ndergjegjesimin e vete konsumatorit i cili duhet te zgjedhe ne menyre te kujdesshme produktet qe ai blen dhe njekohesisht edhe te operatorit te biznesit ushqimor per nje Shqiperi me te shendetshme shtohet ne deklarate.
Monitorimi
Keto konstatime kane ardhur si pasoje e monitorimeve te vazhdueshme te Autoritetit Kombetar te Ushqimit gjate muajve te fundit. Ky institucion ka qene i pranishem ne tregun ushqimor per te monitoruar e inspektuar kete sektor te rendesishem te shoqerise.
Ne baze te planit te punes te miratuar nga Drejtoria e Pergjithshme e AKU i cili eshte shtrire ne te gjitha qarqet e Shqiperise ky institucion ka organizuar inspektime ne operatoret e tregtimit te produkteve ushqimore qe ndodhen ne Qarkun e Tiranes Elbasanit Lezhes Fierit Kukesit Korces Gjirokastres Vlores Durresit e Dibres.