E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi per vdekje dy gra autori Tivari vetedorezohet ne polici

UPDATE- Nje dite pas aksidentit me vdekje te dy grave ne Kavaje eshte vetedorezuar ne polici autori. Sipas te dhenave te fundit ai eshte 28-vjecari Bledar Tivari dhe mesohet se ne kohen e dorezimit gjendja e tij psikologjike ka qene e renduar.

Ngjarja ndodhi dje kur mjeti qe drejtohej nga Tivari perplasi Hasa Xhanin 64 vjec dhe Valentina Larushin 41 vjec te cilat humben jeten.

Aksidenti ndodhi ne zonen e unazes se Kavajes ish Nish Tulla e vjeter dhe dy grate kane qene duke ecur ne kembe.

Dje drejtuesi i mjetit perfitoi nga erresira per tu larguar me shpejtesi nga vendi i aksidentit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›