Dhjetera mesues nuk marrin rritjen e pages
Behet fjale per nje numer te madh mesuesish qe kane mbaruar Universitetin Ismail Qemali ne Vlore ne sistemin part-time.
Kjo kategori sipas zyres ekonomike te Drejtorise Rajonale te Arsimit ne Fier nuk e perfiton rritjen e pages se trumbetuar nga qeveria si nje premtim i mbajtur tashme.
Kjo ka sjelle reagimin e dhjetera mesueseve te cilet kane pohuar se qeveria indirekt duke mos aplikuar rritjen e pagave per ta nuk njeh Universitetin publik te Vlores.
Nga ana tjeter drejtoresha e arsimit ne Fier Suzana Numani ka thene se gjithcka ka rrjedhur si pasoje e zbatimit te nje urdhri te mberritur prej Ministrise se Arsimit dhe Shkencave.
Urdhri ben fjale per mosnjohjen e kualifikimit per shume mesues qe kane perfunduar ne Vlore pasi atyre u duhet te kryejne patjeter nje master. Kjo ndodh vetem me Universitetin e Vlores pasi ata qe kane perfunduar ne Elbasan apo dhe Gjirokaster nuk e kane nje problem te tille. Ne si drejtori perballe reagimit me te drejte te mesueseve do ta percjellim shqetesimin drejt MASH-it eshte shprehur drejtoresha Suzana Numani.
Nuk ekziston nje shkrese e tille. Rritja e pagave eshte me vendim te Keshillit te Ministrave dhe kjo eshte e padiskutueshme. Nje pretendim i tille mund te kete pas vetem arsye politike ka sqaruar zevendesministrja e Arsimit Nora Malaj.
Sipas saj nje urdher i tille nga ministria nuk eshte derguar ne adrese te institucioneve te varesise ne rrethe.
Del qarte nga menyra sesi po trajtohet ceshtja e pagave tona se ministria nuk e njeh Universitetin e Vlores dhe kualifikimin qe kane perfituar mesuesit nga ai ka thene Vezirja nje mesuese e cila ka nje pervoje 20-vjecare ne pune e qe sot po i llogaritet paga sikur sapo ka hyre ne arsim.
Ajo tregon se se bashku me dhjetera arsimtare te tjera qe dikur kane mbaruar arsimin e mesem pedagogjik e qe 15 vitet e fundit vijuan arsimin e larte perjashtohen nga procesi i rritjes se pagave.
Burimet zyrtare te Drejtorise Rajonale te Arsimit ne Fier dhe nga departamenti i financave ne kete drejtori pohojne se me nje problem te tille po perballen mbi 70 mesues.
Pjesa me e madhe e ketij kontingjenti arsimtaresh kane kerkuar shpjegim disa here jo vetem nga financa e drejtorise se arsimit por edhe nga vete drejtoresha e ketij institucioni Suzana Numani.
Nga studimi i dosjeve te mesueseve qe nuk e perfitojne rritjen e pages mesohet se nje pjese e madhe e tyre jane me arsim te mesem pedagogjik nderkohe qe kane perfunduar edhe ciklin e larte trevjecar per arsimin parashkollor si dhe ciklin e ulet. Nga mesuesit por edhe nga dokumentet qe ata kane vendosur ne dispozicion ne drejtorine e arsimit konfirmohet se diploma e tyre eshte e nivelit te pare.
Tre vitet qe ne kemi kryer arsimin e larte kane perfshire programin e kater viteve. Nese me arsimin e larte te Vlores behet eksperiment nga qeveria dhe MASH-i nuk mund te behet nje gje e tille me dhjetera mesues qe kane investuar per te kryer kualifikimin e nevojshem te tyre ka thene nje mesuese e prekur prej ketij problemi.
E ndersa nuk ka nje afat per zgjidhjen e ketij problemi mesuesit shkojne edhe me tej me akuzat e tyre duke thene se mbiorganika ka sjelle uljen e pagave me qellim qe te mbulohet pikerisht kjo mbiorganike.