E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet, Panariti: Me etiketa të cilësisë dhe origjinës, në 2012-ën

Tiranë- Produktet ushqimore që tregtohen në tregjet shqiptare do të pajisen me etiketa që do përcaktojnë cilësinë dhe vendin e origjinës, duke filluar që nga viti i ardhshëm.

Kështu deklaroi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti gjatë aksionit në tregjet e kryeqytetit për kontrollin e çmimeve.

Konsumatori dëshiron të dijë edhe prejardhjen e produktit, pra është produkt vendi apo importi. Kjo i shërben pa dyshim jo vetëm transparencës ndaj konsumatorit, ndaj blerësit, por i shërben pa dyshim edhe gjurmueshmërisë së produktit- u shpreh Panariti duke shtuar se kjo nismë do ti shërbëje më pas edhe kontrolleve më të hollësishme, për çdo problem nga ana e inspektoriatit.

Ndër të tjera Panariti shtoi se mbrotja e konsumatorit është prioritet i bashkisë së kryeqytetit, dhe jo vetëm një fushatë.

Mbrojtja e konsumatorit është prioritet absolut i Bashkisë së Tiranës shtoi Panariti.

Gjatë inspektimit të tregut në njësinë numër 2 në Tiranë, Panariti deklaroi se çmimet vazhdojnë të jenë të stabilizuara. Duke shtuar se nisma për parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve do të vazhdojë deri natën e ndërrimit të vitëve.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Çmimet në tregje, Panariti: Të stabilizuara Tiranë- Ditën e sotme ka rivazhduar aksioni i Task-Forcës së...
  2. Çmimet abuzive, Ibrahimi: Referencë për tatimet e 2012-ës Tiranë- Bizneset që rrisin abuzivisht çmimet do të kenë si...
  3. Abuzimi me çmimet- Task Forca, kontrolle në tregjet e kryeqytetit Tiranë- Aksionet intensive për monitorimin e tregjeve në kryeqytet, për...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›