E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë- Mungesa e ujit dhe energjisë, banorët paralajmerojnë protesta

Lezhë- Lezha dhe rrethinat e saj po vuajnë prej mëse 5 ditësh mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

Nga ana e tyre banorët shprehen të irrituar, pasi situata është bërë e padurueshme.

Jo vetëm që s’kanë ujë dhe drita por luhatjet e tensionit i kanë djegur edhe shumë pajisje elektro-shtëpiake. Sipas banorëve nëse kjo gjendje nuk zgjidhet ato do të fillojnë protestat.

Kreu i Komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj deklaron se situata është shumë e rëndë, pasi pas vjedhjes së kabllove të energjisë zona nuk furnizohet as me ujë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berat, rikthehen ndërprerjet e energjisë elektrike Berat- Rikthehen ndërprejet e enërgjisë në Berat dhe Kuçove. Sipas...
  2. Korçë- Biznesi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike Korçë- Pasoja negative në ekonominë shqiptare pritet të sjellë rritja...
  3. Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›