E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te ndricojme mendjet e vjetra

Replike

Nuk e kisha pare gazeten e djeshme Shqip sic me ndodh shpesh qe megjithese i blej cdo dite 3-4 gazeta me qellon te mos i lexoj. Kur disa miq e kolege me cuan SMS-ra me tekst Lexo gazeten lsquoShqip e me pas disa telefonata u bera kureshtar te lexoja shkrimin e Zija Celes. Nuk dua ta di megjithese e marr me mend se cfare e ka shtyre Zija Celen per kete reagim te shemtuar por e quaj krejt amoral dhe qe nuk i pershtatet frymes se marredhenieve qe duhet te ekzistoje nder njerezit e librit.

Para tri ditesh u mbyll Panairi i 13 i Librit Tirana 2010. Ishte nje veprimtari qe ne organizatoreve na gezoi sepse arritem te benim nje gje shume te mire qe u pelqye nga lexuesit e shumte. Me te mire se ai qe beme vjet. Shume me te mire se vite me pare. Pershtypjet kane qene vertet te mira. Pra kjo ishte kryesorja per ne organizatoret e Shoqates se Botuesve Shqiptare. Beme nje Panair me nje imazh krejt te ri nje manifestim kulturor ku krijuam mundesi komunikimi te drejtperdrejte te lexuesit me librin ftuam ne Tirane Tradukin - nje Projekt te rendesishem botimesh me 8 botues te huaj na nderoi me ardhjen e tij drejtori i Panairit te Librit te Lajpcigut organizuam nje forum profesional per letersine dhe perkthimet. Dhjetera mijera vizitore qindra mijera libra te shitur
Pa dyshim qe duhet te kete gezuar si profesionistet e librit edhe lexuesit.

Dhame edhe cmimet e zakonshme te Panairit. Per keto eshte folur ne menyre tendencioze gjate ketyre diteve sikur ka ndryshuar dicka dhe gjoja eshte neperkembur Shkrimtari Po si qendron e verteta. Gjate gjithe viteve Shoqata e Botuesve ka dhene cmime me kete strukture Autori ose Shkrimtari me i mire i vitit ne pjesen me te madhe te rasteve ka qene autor i letersise artistike Perkthyesi me i mire i vitit Libri me i mire per femije dhe Stenda me paraqitjen me te mire grafike. Edhe kete vit u ruajt po e njejta strukture por me nje ndryshim autori i vitit nuk ishte shkrimtar por nje studiues shume i njohur dhe i vleresuar. U shtuan dhe dy cmime nje per vepren studimore letrare dhe nje cmim special. Ne fund te fundit eshte e drejta jone te vendosim per cmimet tona Por e konsideroj gjithashtu normale qe te kete kontestime per cmimet perderisa ka dhe per cmimin Nobel kujtoj qe rasti i Vargas Lloses eshte nga te paktat raste ne dhjete vitet e fundit qe nuk eshte kontestuar. Cmimet tona jepen duke mbledhur mendime sugjerime propozime te kolegeve te Shoqates se Botuesve ne radhe te pare por edhe te botuesve te tjere kush deshiron nga pjesemarresit ne panair. Natyrisht para dhe gjate panairit qarkullojne dy-tre variante dhe vendoset sipas propozimeve sipas votave per ate qe e merr. Nuk pati asnje propozim per librin e shkrimtarit Zija Cela

Nenvizoj qe ne te gjithe keto cmime te dhene une nuk kam pasur asnje liber apo autor timin. Kam qene vecanerisht i interesuar per te vleresuar sinqerisht dhe profesionalisht disa libra qe ishin botuar gjate vitit dhe qe u paraqiten ne panair. Natyrisht qe shume kolege ose te njohur pas dhenies se cmimeve me kane bere ndonje sugjerim gje qe nuk e beri Zija Cela kur e takova para tri ditesh dhe biseduam qetesisht e me humor se bashku me Gezim Tafen. Ky zoteri merr persiper te beje aleate qe nuk di ne ia kane kerkuar kete mbeshtetje duke renditur emra dhe nuk e di pse e ben kete. Nuk kuptoj pse permendet Ben Blushi dhe libri i tij dhe pse ky i referohet edhe Ben Blushit duke sajuar gjera qe nuk i kam thene sikur nuk paska asnje liber te shkrimtareve shqiptare qe te arrije nivelin e romanit te Ben Blushit. Sipas shkrimtarit Cela me Arapin e Vlores une kerkuakam te nxikam gjithe letrat shqipe dhe te percmoj autoret e saj Z. C. rreket te thote gjera qe tingellojne mjaft konfuze dhe nuk argumenton asnje gje. Une nuk ofroj asnje lloj modeli as Ben Blushin dhe as Arapin e Vlores. Kjo nuk eshte detyra ime. Letersia nuk behet pas modelesh

Shkrimtari Zija perpiqet te spekuloje ne menyre shume te ndyre duke perfshire ne kete loje te tij provinciale emrin e Kadarese. Duke genjyer veten qe edhe ai eshte pak Kadare I shtyre ndofta nga dikush qe me sa di pikerisht Shkrimtari i Madh nuk e ka qasur kurre si njeri te botes se librave. Por kjo nuk me ndryshon asgje ne pikepamjet e mia per letersine ne pergjithesi per letersine shqipe ne vecanti dhe per autoret shqiptare. Por kam bindjet e mia personale mbi raportet e letersise se huaj me ate shqiptare dhe per relativitetin e vlerave te saj. Mendimi im eshte shume i qarte dhe i vendosur ne raportin tim me letersine shqiptare bashkekohore duhet te shohim nga letersia e se nesermes duhet te shohim nga autoret e se nesermes. Dhe e Nesermja ka Sot nje perfaqesues te rralle Ismail Kadarene

Do te kishte qene nje nder shume i madh per ne qe Kadareja te merrte nje cmim nga panairi apo te na nderonte duke na celur panairin. Por me sa duket nuk e kemi merituar ende kete gje. Edhe ky reagim provincial i Z. C. me bind serish qe ne nuk e kemi merituar te japim nje Cmim per Ismail Kadarene.

Ka disa dite qe qarkullojne fjale apo intervista provinciale qe bejne sikur lotojne per mosvleresimin e autoreve te letersise shqipe. Keta vajtojce gjoja na perballojne hallet e letersise dhe te autoreve qe edhe mund te ishin ndare nga kjo jete pa pare veprat e tyre te botuara Po ja qe Fati na paskesh sjelle midis nesh keta maratonomake te perparimit qe po i japin jete letersise sone nga jetet e tyre qe po hedhin drite e cmime ne boten e erresuar deri para tyre Nese keta i kane premtuar gabimisht Zija Celes qe do te merrte cmimin si Autori i Vitit duhej se paku ta propozonin ate.

U mendova gjate nese duhet te beja nje pergjigje per Zija Celen. Por duke u nisur nga fjala latine verba volant scripta manent keto radhe nuk po i shkruaj per te por po i shkruaj per ata lexues qe mund te mos e kuptojne se cpo ndodh dhe pse ka filluar nje histeri e dirigjuar keq ne lidhje gjoja me shqetesimin per librin. Po i shkruaj edhe per koleget e mi qe punojne me perkushtim dhe gjithsesi trishtohen kur dikush qe e mendon veten si dikushi flet keq per punen tone te perbashket. Mua gjithashtu me vjen keq per Zija Celen i kane fryre naivitetit apo mllefit qe ai mund ta kete me shumekend dhe e perdorin per prapaskenat qe bejne.

Motoja e panairit tone ishte Te ndricojme mendjet e reja duhet te mos kishim harruar edhe ato te vjetrat

Autori Kryetar i Shoqates se Botuesve Shqiptare

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›