Kaos dhe abuzime me ndihmat. Banoret akuzojne bashkine
Hapja e portave ne Oher ka ndikuar ne rritjen e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskades se Drinit dhe kjo ka sjelle rritje te nivelit te pranise se ujit ne disa pjese te Shkodres. Harku i Berdices prej te cilit para dy ditesh u largua uji tashme eshte serish i mbuluar me uje dhe pse jo ne nivelet e meparshme. Po keshtu lagje te tera te qytetit te Shkodres vazhdojne te jene me uje qe shkon deri 1meter dhe levizja ne nje pjese te tyre behet vetem me varka. Ka renie nga 5 deri ne 10 cm ne lagjen Xhabije dhe Tophane. Vazhdojne te jene te permbytura zonat e Kirasit Livadheve Udhakryqit dhe lagjet Manush Alimani Salo Halili Ahmet Haxhija Ajasem Iliria Bahcallek dhe pjeserisht lagjia Shiroke.
Aksi rrugor Xhabije-Ura e Bunes vazhdon te jete i permbytur nga uji dhe eshte i kalueshem vetem nga mjetet e renda te trasnportit. Ndarja e paketave te ndihmes ushqimore per banoret qe kane shtepite e permbytura apo dhe te rrethuara nga uji ka vazhduar dhe dje por perseri ajo ka qene kaotike duke krijuar probleme tek qytetaret qe nuk kane mundesi ti marrin. Nga vete qytetaret ne lagjet Tophane Udhakryq Bahceve e akajve Xhabije etj denoncohen raste te shumta ku paketat ushqimore buka dhe uji i pijshem nuk ndahen me rregull dhe me lista por kush te mundet apo dhe raste kur keto pervetesohen nga punonjes te administrates se bashkise te angazhuar me kete proces dhe nuk shkojne tek perfituesit. Nisur nga keto bashkia e Shkodres ka bere nje orgnizim tjeter te ndarjes se ndihmave mbi bazen e rajoneve dhe listave te zgjedhesve duke caktuar ambiente publike kryesisht shkolla si pika akomodimi dhe shperndarje te ndihmave.
Megjithate ne keto pika eshte verejtur perseri kaos edhe pse aty jane prezente sherbime te policise se rendit. Keta te fundit jo vetem nuk kane mundur te mbajne nen kontroll turmen e njerezve qe kerkojne te marrin ndihma ushqimore buke dhe uje por dje kane shkaktuar edhe incidente me mediat qe po kryenin detyren e tyre. Keshtu punonjes te policise se shtetit kane fyer e kercenuar grupe xhirimi te nje medie vizive ne Tirane duke i penguar te benin punen e tyre filmimin e kaosit ne shperndarjen e ndihmave per te permbyturit. Por dhe ne fshatrat e Nenshkodres situata vazhdon te jete e rende. Pavaresisht se shumica e banoreve te tyre eshte evakuuar per ato qe kane qendruar per te ruajtur banesat po gjene e gjalle jeta eshte bere e veshtire. Ne fshatin as dhe Luarze te Velipojes ku uji ka shkuar deri 2.5 m dhe vetem catite e shtepive duken banoret qe kane qendruar ne shtepi me disa kate shprehen se kane shume probleme per gjene e gjalle pasi ushqimin e bagetive e ka marre uji. Sipas te dhenave te shtabit te emergjences se komunes Velipoje ne fshatin as jane 24 shtepi te mbuluara totalisht me uje ndersa 250 krere gjedhe 700 dele dhe 150 derra kane nevoje per ushqim pasi rrezikohen te ngordhin. Ne fshatin Luarze jane 28 shtepi ku uji ka shkuar deri 3 m dhe jane te permbytura plotesisht ndersa 18 te tjera jane te rrethuara nga uji. Ne kete fshat jane 200 krere gjedhe 300 bageti te imta dhe 150 dera te cilet kane nevoje per baze ushqimore ndersa rreth 800 shpende si dhe stallat e bagetive jane permbytur. Edhe ne komunen e Berdices paraqitet problematik furnizimi me ushqim per bagetite. Sipas kryetarit te kesaj komune Qamil Xhurreta nga drejtoria e bujqesise dhe ushqimit ka patur nje furnizim me baze ushqimore per blegtorine por kjo eshte e pamjaftueshme. Sipas kryekomunarit te Berdices institucioni i bujqesise ka bere gabime ne regjistrimin e gjese se gjalle ne kete komune dhe si pasoje e kesaj ka sjelle nje sasi baze ushqimore per blegtorine disa here me te vogel se nevojat aktuale.
Vetem pak dite pas permbytjes banoret ne Shkoder e Velipoje u ankuan per gjendjen ne te cilen ndodhen duke deklaruar se jan ekrejt te braktisur nga shteti ne meshiren e ujit dhe pa asnje ndihme.
Banoret e Fushe-Krujes protestuan per indiferencen e pushtetit per demet qe u jane shkaktuar nga permbytjet. Sipas tyre kjo eshte permbytja e dyte ne 20 dite qe po vuajne nderkohe qe pushteti vazhdon te qendroje indiferent.