E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni hetimor per zgjedhjet debati i plote i mbledhjes sekrete

PD-ja dhe PS-ja kane rene parimisht dakord per ngritjen e komisionit por kane nisur te debatojne ne lidhje me daten se kur do te mblidhen. Shekulli boton debatet e nxehta te mbledhjes me dyer te mbyllura



TIRAN - Pas me shume se nje viti e gjysme krize politike Shqiperia duket se me ne fund ka nje shans per te pare nje marreveshje mes PD-se dhe PS-se. Ne mbledhjen e fundit te konferences se kryetareve ne seline e Kuvendit me date 6 dhjetor perfaqesuesit e PS-se dhe PD-se kane rene parimisht dakord per ngritjen e komisionit hetimor por pa kompetence per te shqyrtuar fletet e votimit. Pas kesaj debati eshte transferuar ne diten kur do te mblidhet Kuvendi per te diskutuar mbi komisionin dhe shtyrjen e mundshme te saj per shkak te permbytjeve. Ne lidhje me kete ceshtje me poshte publikohet me shkurtime procesverbali i Konferences se Kryetareve te zhvilluar me date 6 dhjetor.

Procesverbali i mbledhjes se Konferences se Kryetareve

Jozefina Topalli Miredita E kam thirrur kete mbledhje per shqyrtimin e kerkeses se Grupit Parlamentar te Partise Socialiste per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise qershor 2009.

Astrit Patozi Une mendoj se data 23 do te ishte data me e pershtatshme per shqyrtimin e kesaj kerkese ne seance plenare.

Namik Dokle Ne baze te ligjit percaktohet ne seancen me te pare por pa kaluar 15 dite nga mbledhja e Konferences. Kerkesa paraqitet ne seancen plenare me te afert thote ligji. Nese ju do ta mblidhni pas 15 ditesh Kuvendin eshte tjeter pune. Nese mblidhet te enjten duhet te diskutohet. Nese per arsye te ndryshme Kuvendi nuk eshte i mbledhur per 15 dite eshte i detyruar te mblidhet. Kur eshte ne pune normale ne seancen me te afert merret vendimi. Edhe po nuk morem ne vendim ne seancen me te afert kjo do te diskutohet. Ne kuptimin e interpretimit te ligjit eshte krejt normale. Nese nuk do te kete seance kete te enjte eshte tjeter gje.

Jozefina Topalli Te enjten ne mund te diskutojme ligje por mund te mos votojme per shkak te situates. Situata atje eshte katastrofike. Rendi i dites do te zhvillohet. Ndoshta nuk e drejtoj une por mendoj qe diskutimi te behet. Kalendari do te respektohet por veshtire te bejme votim.

Saimir Tahiri Kjo eshte nje kerkese qe axhenden e Parlamentit e ve ne nje trysni prej shume kohesh. Besoj se do te ishte ne nderin e Kuvendit ta votonte ne seancen me te afert. Ne rast se ju thoni se ne seancen e ardhshme per shkak te situates nuk do te jete i mundur votimi i asnje projektligji kjo eshte dicka tjeter. Nese zhvillohet seanca eshte mire qe kjo ceshtje te votohet.

Jozefina Topalli Ka nje tradite parlamentare ku ka edhe seanca plenare qe diskutojne e nuk votojne. Nese do te vendoset qe diten e enjte te mos kete seance une do tju ve ne dijeni. Une e thashe me vullnetin e mire qe seanca te zhvillohet por kesaj nuk i dihet.

Saimir Tahiri shte mire qe ne ta parashikojme ne kalendar. Nese ndjek fatin e ligjeve te tjera te parashikuara per ate dite kjo eshte gje tjeter. Ne te bejme parashikimin.

Namik Dokle Nese nuk votohet asgje e shtyjme edhe kete votim. Por ama duhet ta parashikojme.

Jozefina Topalli Une nuk e di nese do te behet te enjten seanca. Kam gjithe vullnetin qe seanca te zhvillohet por nuk mendoj se do te votohet pasi shumica e deputeteve jane ne terren. Rregullorja na ka lene nje afat prej 15 ditesh.

Namik Dokle Ne ofrojme gjithe mirekuptimin tone qe ti jepet perparesi diskutimit situates se permbytjeve. Ne nuk kembengulim ne kerkesen tone. Por nese ekziston mundesia qe te behet seanca e te behet votimi atehere ne jemi brenda ligjit per ta votuar kete kerkese.

Jozefina Topalli Absolutisht nuk ka mundesi te diskutohet per dy jave nje ceshtje qe mbahet peng prej dy vjetesh. Absolutisht nuk mund te votohet. Rregullorja thote brenda 15 diteve. Do ta shqyrtojme ne daten 23 sipas rregullores.

Namik Dokle Kete e thote ligji. Nuk eshte ndonje gje e rende edhe nese votohet per dy jave por gjithsesi nese do te kete seance ne bejme gabim ta shmangim kete nga seanca. shte tjeter gje nese votohet apo jo. Kjo qe ne propozojme eshte nje menyre elegante qe ligji te mos shkelet.

Astrit Patozi Meqe ju e keni merak te mos shkelet ligji duke pasur parasysh situaten e rende ne Shkoder ne e kemi shume te lehte bashkerisht te respektojme nenin 7 piken e pare qe thote se Konferenca e Kryetareve cakton perberjen e komisionit dhe daten e miratimit te tij ne Kuvend.

Saimir Tahiri Ne po diskutojme mbi ceshtje qe parashikohen fare mire nga ligji. Ne rast se eshte ceshtje domosdoshmerie per ta shtyre seancen per shkak te situates emergjente dhe angazhimeve te deputeteve besoj se do te gjeni konsensus te plote edhe ne Konference edhe nga Grupi Parlamentar per te mos zhvilluar seance fare. Pasi edhe deputetet e PS-se ndodhen ne zonat e tyre. Po nese zhvillohet nje seance plenare normale eshte ne nderin e kesaj mazhorance te parashikoje edhe kete kerkese e cila mban nen presion axhenden e Kuvendit si dhe mban ne kembe nje krize politike qe e theksojne raportet e nderkombetareve.

Namik Dokle Nese situata eshte aq e rende sa te mos zhvillohet seance te enjten ne jemi dakord. Edhe nese zhvillohet seance por nuk behet votim edhe kerkesa jone le te ndjeke fatin e projektligjeve te tjera. Edhe nese nuk eshte asnjera nga keto se kerkohet kohe ose dicka tjeter kryetari i grupit parlamentar i cili thote tani se i duhet kohe le te thote ne seance se duhet kohe ta shohe Komisioni i Ligjeve apo dicka tjeter. Une mendoj qe te shprehet ne parim se eshte dakord per komisionin ndersa modalitetet ti diskutojme ne seancen qe vjen.

Astrit Patozi Une mendoj se ne mund te arrijme nje konsensus dhe besoj se jemi shume afer. Ajo qe une propozoj eshte qe fillimisht te shmangim retoriken politike se nuk e kemi te nevojshme. Mendoj qe edhe ju te jeni ne rregull me merakun qe keni por ndoshta edhe me detyren qe keni sot ta votojme kete kerkese ne seancen me te pare kurdo qe te jete. Te njoftohet seanca dhe nuk ka nevoje qe te dale perfaqesuesi i grupit te PD-se dhe te bejme retorika por te njoftohet seanca qe diskutimi i kesaj kerkese te behet ne daten 23 kurdo qe te mblidhet seanca qe te jemi ne rregull edhe me proceduren edhe me kohen qe duhet per miratimin e nje kerkese te tille ne kushte te mirinformimit te deputeteve.

Jozefina Topalli Konferenca eshte mbledhur qe kerkesa te perfshihet ne kalendar. Mendoj qe Komisioni i Ligjeve duhet ta shqyrtoje. Une ju kerkoj ju dhe mazhorances qe te filloni negociatat per emrat dhe me pas une mund te therras edhe nje mbledhje tjeter. Keshtu jemi ne rregull me ligjin dhe rregulloren. Nderkohe meqe edhe ju rate dakord une nje dite perpara dites se enjte do tju lajmeroj se cfare do te bejme me seancen qe te mos ju mbaj peng.

Namik Dokle Vendoseni si te doni. Ne kerkuam qe kryetari i mazhorances te deklaroje qe nuk jeni gati. Ju nuk e bete kete. shte e drejta juaj. Gjithsesi kjo do te jete ne rendin e dites. E pashtruar por do te diskutohet. Ne vend te diskutohet me qetesi ne termat e ofertes do te diskutohet me nervozizem. E beme gjithe kete mbledhje dhe nuk vendosem asgje pasi te enjten nese ka seance do te diskutohet kjo ceshtje edhe pa qene ne rendin e dites. Ju nuk doni ta arrini kete mirekuptim.

Jozefina Topalli Me falni por ju a i keni emrat sot

Namik Dokle Jo nuk i kemi.

Jozefina Topalli Atehere une do te therras edhe nje mbledhje tjeter te Konferences se Kryetareve nderkohe qe ju mund te negocioni per emrat dhe numrin e anetareve te komisionit.

Mbledhja deklarohet e mbyllur


Pjesemarrja ne konferencen e kryetareve
Te pranishem
Jozefina Topalli kryetare Kuvendi
Ardian Turku zevendeskryetar Kuvendi
Namik Dokle zevendeskryetar Kuvendi
Astrit Patozi kryetar i grupit parlamentar te Demokrat
Saimir Tahiri zv.kryetar i grupit parlamentar Socialist
Genc Pollo perfaqesues i Keshillit te Ministrave
Lefter Koka kryetar i grupit parlamentar LSI
Mungojne
Nasip Naco zevendeskryetar Kuvendi
Te ftuar
Kryetari i Komisionit te Ligjeve z. Ilir Rusmali.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›