E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqyerja, një nga stilet kuptimplote të jetës

31-08-2011 / Nga Zaim Mema

Nga Zaim Mema
Inspektor në degën e AKU-së, Tiranë

Ushqimi eshte themelor ne shendetin e njeriut. Kohet po ndryshojne, kultura perëndimore e ushqimit vjen gradualisht dhe  ne menyre te shendetshme. Qeveria Shqiptare ka Guidë per grupet ushqimore ne perzgjedhjen e ushqimit cilesor e sasior te sintetizuar ne  modelin e piramides se ushqimit. Duke pasur sigurine se deshira per te qene te shendetshem eshte nje ide rajonale dhe globale per nje mireqenie te mëtejshme. Problem kryesor që ekziston në stadin aktual të garantimit të sigurisë ushqimore është ndërgjegjësimi i vetë konsumatorit për produktet që ai blen. Ushqyerja është një nga stilet e jetës që përfaqëson sot më shumë se kurrë, një nga percaktuesit më të rëndësishëm të cilësisë së shëndetit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje çdo konsumatori të jetë i kujdesshëm, duke parë me vëmendje etiketën e produktit, të shikojë datën e skadencës dhe të zgjedhë produkte të shëndetshme.
Problemet e të ushqyerit në Shqipëri jane te ndryshme, si vertikalisht, si horizontalisht, por duhet që: •    Të tregoni kushtet mjedisore vendimtare për prodhimin e ushqimeve, • Të ndertoni marrëdhëniet ndërmjet mjedisit dhe sigurisë ushqimore, • Të përcaktoni dhe ilustroni ndryshimin ndërmjet helmimeve ushqimore dhe infeksioneve me origjinë ushqimore, • Të përshkruani shkurtimisht llojet e ndryshme të ndotësve ushqimorë, burimet dhe ndikimet e tyre të mundshme mbi shëndetin, • Të tregoni rrugët e mundëshme të transmetimit të ndotësve biologjikë të ushqimit, • Të identifikoni rreziqet dhe risqet në faza të ndryshme të prodhimit dhe konsumit të ushqimeve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, është një institucion i hapur për çdo konsumator apo operator të biznesit ushqimor, për të pritur, dëgjuar e ndjekur ankesat e denoncimet e tyre në lidhje më këtë çështje. AKU ne keto dite ne nxehta, me 60 % të personelit është ne kontrolle te vazhdueshme në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Lezhës, Fierit, Kukësit, Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit e Dibrës. Në bazë të planit të punës të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-t, i cili është shtrirë në të gjitha qarqet e Shqipërisë, ky institucion ka organizuar inspektime në operatorët e biznesit të fushës së tregtimit të produkteve ushqimore të magazinave ushqimore dhe të prodhuesve të produkteve ushqimore. Gjate këtyre kontrolle jane gjetur raste qe jane ne kundershtim me ligjet me te cilen ushtron aktivitetin e saj ky autoritet, per keto raste jane mare masa te parashikuara ne ligj si gjoba, sekuestrimit dhe asgjësimit të mallit, si dhe paralajmërime per heqjen e lejeve si operator të biznesit ushqimor. Ruajtja dhe tregtimi i ushqimeve në kushte të papërshtatshme fizike, është tepër shqetësues, pasi mund të bëhet shkak për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme në radhët e konsumatorëve që hera-herës tregohen të pakujdesshëm në përzgjedhjen e produkteve të ndryshme vizuale ushqimore, që shiten nga persona të pandërgjegjshëm. Të nisin nga analizat e  produkteve ushqimore konsumatoret kërkojmë, që çdo produkt i cili ndodhet në marketet shqiptare të etiketohet sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke renditur përbësit që  gjenden në produkt. Në rastet kur produktet kanë në përbërjen e tyre një kimikat, të shkruhen efektet anësore të tij.
Por nga ana e konsumatorëve kërkohet gjithashtu ndihmë në ndergjegjësimin e tyre duke u dhënë sa më shumë informacion mbi kimikate të ndryshme në produktet ushqimore. Populli thote “Te shkrofsha e mos të këndofsha”, te cilat marrin nje kuptim te plote ne dem te shendetit te popullit.                                                                                                                                                 Siguria ushqimore, kimike dhe mikrobiologjike, janë çështje të ngjashme, por të ndara midis tyre. Në themel ushqimi është një përzjerjeve e kimikateve (përfshi nutrientet), toksinave natyrore, ndotësve dhe shtesave ushqimore. Nutrientët përbëjnë 99,9% të ushqimit. Disa nga këta nutrientë, në dietat e pabalancuara, mund të shkaktojnë edhe efekte shëndetësore negative. Çdo gjë, përfshirë edhe trupat tanë është e ndërtuar nga substanca kimike. Edhe pse të gjitha substancat kimike kanë si veti një toksicitet të tyre, pjesa më e madhe e tyre nuk janë të pranishme në nivele të tilla  që të përbëjnë një problem për shëndetin human. Disa substanca kimike potencialisht të rrezikshme janë me prodhim human; të tjera janë më origjinë natyrale. Ekspozimi human ndaj produkteve kimike mund të vijë përmes , përthithjes me lëkurë dhe, natyrisht, marrjes së ushqimit dhe ujit të pijshëm ; disa substanca kimike (psh.plumbi) mund të merren me rrugë të ndryshme kimike.                                                                                                                          Shumë persona i shohin kontaminantët kimikë në ushqime si rrezikun më të madh për shëndetin human. Në realitet, edhe pse kanë ndodhur helmime në masë, rreziku i intoksikimit akut ardhur nga substanca kimike është shumë i ulët. Janë shumë më të zakonshme sëmundjet me origjinë ushqimore të shkaktuara nga kontaminantë biologjikë. Sidoqoftë, konsumatori e ndjen të madh kërcënimin ndaj shëndetit, ardhur nga substancat kimike. Sipas studiuesve të sjelljes humane, kjo nuk është e lidhur me një vlerësim objektiv të riskut por me faktorë si frika për pasojat, që mund të jetë edhe fatale, që shpesh nga padija, perceptimi i një rreziku të pakontrollueshëm shihet si një katastrofë Prodhimet bujqësore dhe kafshët mund të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut të substancave toksike të lidhura me kontaminimin ambiental të ujit, ajrit dhe të tokës.                       Gjithashtu, produktet kimike si pesticidet janë gjerësisht të përdorura në pjesën më të madhe të vendit. Ushqimet mund të kontaminohen edhe gjatë procesit produktiv, magazinimit dhe përgatitjes. Një informacion i rregullt dhe i kujdesshëm mbi kontaminimin e ushqimeve është esencial për të ulur incidencën dhe mbikëqyrjen e shëndetit publik. Çdo substancë kimike që mund provokojë një dëm është një rrezik. Kontaminantët industrial dhe ambjentale si dioksina, PCB dhe metalet e rënda, janë ndër më të njohurit dhe mund të shkaktojnë dëme serioze në shëndetin human. Rreziqet më të mëdha me origjinë biologjike janë të lidhura me substancat toksike të pranishme në bimë, me mykotoksinat dhe substanca të tjera toksike me  origjinë biologjike. Një grup i vogël, por i rëndësishëm kontaminantësh mund të vijë nga procesi i prodhimit. Edhe substanca si aditivët, pesticidet e medikamentet për kafshë kanë provokuar intoksikacione, por janë normalisht të sigurt në qoftë se përdoren  në mënyrë korrekte. Por më shpesh nënkupton një hetim të plotë dhe konsultimin e referencave  për të kuptuar se si filloi problemi, përse vazhdon dhe çfarë alternativash ka për të zgjidhur atë.                                     
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në zbatim te ketyre ideve teknike dhe shkencore ka realizuar disa takime me inspektorë dhe operatorë te biznesit ushqimor ku krahas problematikes se veçantë, rezulton se: Dokumentimi ështe shumë i vlefshëm sepse na jep provën e pakundërshtueshme që diçka duhet bërë dhe është shpesh çelësi që motivon veprimin. Ai na jep gjithashtu një standard për të krahasuar, përmirësimin ose përkeqësimin e mëvonshëm. Kërkimi origjinal për ntë gjetur natyrën e problemit mjedisor shpesh është i vështirë dhe i kushtueshëm. Ai kërkon trajnim të veçantë dhe është shumë teknik. Megjithatë, shumica e asaj që dimë rreth çeshtjeve të lartpërmendura kane dalë nga ky proces i vështirë dhe nga angazhimi  të zellshëm që kanë kontribuar me fakte, ide dhe analiza. Një etiketim i kujdesshëm dhe i kompletuar i ushqimit, ndihmon këta konsumatorë të evitojnë produkte që mund t’i dëmtojnë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›