E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtaraket Financat Kushtetuesja prishi ekuilibrat ja niveli i ri

Zbardhet relacioni mbi faturat dhe kontributet. Ligji mberrin per votim ne Kuvend

Debati mbi pensionet e ushtarakeve duket se nuk do te kete fund madje ne ditet e ardhshme pritet te ndizet akoma dhe me shume pasi akti normativ mbi nivelet e reja ka mberritur ne Komisionin parlamentar te Ekonomise per votim.

Vendimi i Gjykates Kushtetute ne prill te ketij viti per ti dhene te drejten e kerkuar ushtarakeve shkaktoi reagime te forta nga ana Ministrise se Financave e cila deklaron se efektet financiare nga llogaritja e kontributeve jane minus 1.1 miliarde leke per buxhetin mbi nivelin e percaktuar me pare me vendim qeverie. Per muaj te tere pas vendimit te Kushtetueses Financat kane punuar me ekspertet e ISSH-se per te gjetur modelin e ri qe nuk cenon linjen e ndjekur nga gjykata dhe e kane miratuar ne nentor per ta kaluar keto dite ne Kuvend. Por cfare parashikonte vendimi i Kushtetueses efektet qe jepte dhe cfare pritet te ndodhe me variantin e ri te Financave sqarimet jepen ne relacionin qe shoqeron draftin i cili ka mberritur per diskutim dhe votim ne komisionet parlamentare ku njeri i takon atij per ceshtjet ekonomike nga ku priten debate te ashpra PD-PS.

Akti normativ Per disa shtesa e ndryshime ne ligjin 10 142 lsquoPer sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te forcave te armatosura te punonjesve te policise se shtetit te Gardes se Republikes te SHISH policise se burgjeve mbrojtjes nga zjarri dhe sherbimit te kontrollit te brendshem sqaron proceduren qe duhet ndjekur duke nisur nga janari i vitit 2011 si dhe duke marre ne konsiderate efektet qe nga data 15 maj 2009 kur qeveria votoi ligjin qe me pas Kushtetuta e rrezoi pikerisht te nenet 14 dhe 27.

Ne kete projektligj parashikohet qe llogaritja e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi te behet mbi pagen mesatare referuese neto te rastit kur nje perfitues perfiton pension. Ne kete menyre perfitimi nga pensioni perllogaritet si pjese e perfitimit faktik mujor nga puna dhe teorikisht nuk mund te jete me i madh se paga neto qe nje ushtarak apo punonjes policie merrte gjate kohes qe ishte ne pune. Ashtu si edhe per gjithe te punesuarit e tjere publike me page neto do te kuptohet paga reale qe i paguhet nje te punesuari e cila eshte e barabarte me pagen bruto tatimin mbi te ardhurat kontributin e sigurimeve shoqerore e shendetesore dhe kontributin suplementar qe mbulohet nga paga e personit te punesuar.

Meqenese nje ushtarak mund te dale ne pension te parakohshem ne moshen 47-vjecare mund te arrije nje vjetersi sherbimi prej 27-28 vjetesh pasi sipas statuseve edhe periudha e kryerjes se shkolles se larte njihet si vjetersi sherbimi. Mbi bazen e kesaj vjetersie ne sherbim dhe duke marre parasysh pensionet aktuale mesatare te personave qe kane nje periudhe kontributive mbi 35 vjet ne kete projektligj parashikohet qe per cdo vit vjetersie ne sherbim nje ushtarak te marre 1.5 te pages mesatare neto. Keshtu nje ushtarak qe ka nje page ne nivelin mesatar mund te marre nje pension te parakohshem qe eshte ne nivelet mesatare.

Per ata persona qe per shkak te pages se ulet apo per shkak te plotesimit te vjetersise ne sherbim deri ne nivelin minimal te percaktuar nga statuset nuk arrihet pensioni baze i percaktuar ne sigurimin e detyrueshem ne kete projektligj eshte parashikuar qe te mos kete pension te parakohshem me te ulet se pensioni baze pavaresisht nga llogaritjet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›