Gjimnazet shkelin udhezimin e MASH-it klasa me 50 nxenes
Nje pjese e konsiderueshme e shkollave te kryeqytetit jane te mbingarkuara me nxenes. Pothuajse ne te gjitha shkollat e mesme te Tiranes numerohen tre nxenes ne nje banke nderkohe qe numri i tyre ne total arrin nga 40-50 shifer qe bie ne kontradikte me udhezimin e MASH-it qe parashikon maksimumi deri ne 35 te rinj per klase. Shkollat ku evidentohen me se shumti keto probleme jane Eqrem Cabej dhe Andon Zako Cajupi. E megjithate nuk bejne perjashtim edhe shkollat 9-vjecare. Ne disa klasa numri i nxenesve arrinte maksimumi ne 50 fakt qe kthehet ne problem shqetesues per te perballuar zhvillimin e mesimit ne kushte normale. Ndonese kjo mund te duket e cuditshme ndodh qe ne ndonje klase te caktuar numri i nxenesve vetem ne nje banke te shkoje deri ne 5 persona. Mesuesit pohojne se shifra te tilla regjistrohen edhe ne klasat e ciklit fillor ku veshtiresia behet edhe me e madhe per shkak te moshes dhe kapacitetit te tyre per ti perthithur njohurite ne menyre efikase.
Sipas keshilltarit te ministrit te Arsimit Jovan Kristiqi udhezimi qe ka propozuar ky institucion synon te rrise nivelin e mesimdhenies dhe te frenoje abuzimet me punesimin e mesuesve. Ne baze te ketij udhezimi do te kete standarde te reja per numrin e nxenesve ne klasa. Kristiqi pohon se percaktimi i standardeve te reja per numrin e reduktuar te nxenesve ne klasa nuk prek numrin e mesuesve ne total por u ve fre abuzimeve qe mund te jene bere deri me sot duke ndare klasat pa qene e nevojshme per te punesuar sa me shume mesues. Ka pasur raste kur drejtoret e shkollave ndanin sa me shume klasa vetem per te marre sa me shume mesues ne pune. Me miratimin unanim te Keshillit te Ministrave ky udhezim hyn menjehere ne fuqi dhe premton standarde te reja per numrin e nxenesve ne klasa.
Sipas udhezimit te MASH-it klasa e pare do te formohet nga jo me pak se 30 nxenes ndersa klasat e tjera do te formohen me jo me pak se 32 nxenes. Ndarja e klases ne paralele behet sipas disa kushteve specifike te percaktuar qartazi nga Ministria e Arsimit. Dy klasa paralele formohen kur numri i nxenesve eshte nga 39 deri ne 76 ndersa 3 paralele kur numri i tyre eshte 71-105. Nderkohe per sa i takon arsimit baze te ciklit te larte ne udhezimin e MASH-it eshte parashikuar qe klasat te formohen me jo me pak se 35 nxenes.