E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia në 24 orë, 10 të arrestuar për vjedhje dhe drogë

Policia TiranePolicia e Tiranës brenda 24 orëve të fundit ka bërë të mundur arrestimin e 10 shtetasve, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kështu sipas njoftimit për shtyp të kësaj policie bëhet e ditur se është prangosur Viol Latif Kurti, 22 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë, sepse gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjet një sasi lënde e dyshuar Kannabis Sattiva e vendosur në një qese farmaceutike me peshe 152 gram së bashku me ambalazhin, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Arrestimet për vjedhje

Gjithashtu për vjedhje janë prangosur edhe Masild Xhemal Çeço, 23 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Krujë dhe Edison Eduart Haxhiu, 22 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, të cilët në rrugën Sulejman Delvina, kanë hipur nga dritarja, e cila ka qenë e hapur dhe kanë vjedhur një televizor të markës Filips 42 polësh, në banesën në pronësi të shtetasit S. D, banues në Tiranë, ku janë kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë me televizorin e vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia e Tiranës bën të ditur gjithashtu se nga shërbimet e Seksioni kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Kreshnik Faik Begaj, 26 vjeç, lindur në Fier e banues në Tiranë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi me Vendim të datës 29.09.2013, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë Arrest në burg për veprën penale të Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim. Gjatë 24 orëve të fundit janë prangosur edhe Kristian Llesh Lleshaj, 20 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, sepse tek gjimnazi Ismail Qemali, i ka mara nga qafa një varëse floriri shtetases K. M, duke u larguar me vrap.

Problemi

Vendosja e kamerave të sigurisë në ambientet e jashtme të banimit, lokale apo biznese, nuk është më luks në Shqipëri por e domosdoshme. Kjo për faktin se vetëm përgjatë dy muajve të fundit, është rritur krimi kundër pronës. Tre vitet e fundit, sipas të dhënave nga dyqanet që tregtojnë dhe instalojnë kamera të sigurisë në Shqipëri, numri i kërkuesve është rritur. Pronar të bizneseve të mëdha, lokaleve, vilave, apartamenteve e deri tek shitësi ambulant në një kioskë, janë blerësit e këtyre kamerave të sigurisë, me anë të cilave kërkojnë të identifikojnë çdo lëvizje për rreth pronës së tyrevendosja e kamerave ofron një siguri për identifikimin e çdo keqbërësi që kohët e fundit janë shtuar. Me ndihmën e këtyre kamerave, shpesh organet e rendit kanë identifikuar dhe dërguar prapa hekurave, vrasës, grabitës e shkaktar aksidentesh, që në Tiranë nuk janë të pakët.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›