Ushtarakët, pensionet për 188 përfituesit e rinj
23/05/2011 Instituti i Sigurimeve Shoqërore detajon pensionet e lidhura gjatë javës që lamë pas
Zgjerohet më tej lista e lidhjes së pensioneve për ish-ushtarakët. Vetëm gjatë javës që lamë pas, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përfunduar procedurat për llogaritjen e pensioneve për rreth 188 ish-ushtarakë të tjerë. Bashkëngjitur shkrimit, pasqyrohen të gjithë emrat e rinj përfitues, së bashku me qendrat e pagesës dhe llojin e pensioneve me të cilin do të trajtohen. Burimet zyrtare të ISSH-së kanë bërë me dije se tashmë kjo listë pritet të zgjerohet me ritme më të shpejta, pasi është përshpejtuar procesi për gjetjen e të dhënave të kërkuara për secilin përfitues pranë institucioneve përkatëse, veçanërisht të Ministrisë së Brendshme, së cilës do t’i vijnë në ndihmë edhe 10 struktura të tjera vartëse. Në këto kushte, evidentimi i të dhënave të kërkuara për vjetërsinë e punës dhe pagën mesatare referuese për secilin aplikues realizohet në një kohë më të shpejtë. Vetëm pas marrjes së këtyre të dhënave, organet e sigurimeve shoqërore në një hark të shkurtër kohor prej brenda 48 orësh, llogarisin dhe masën e pensionit për secilin aplikues.