Barroso e Fule shtyjnë vizitën
20/05/2011 Situata postzgjedhore në vend shtyn axhendën e takimeve për integrimin në BE
“Tensionet nga vazhdimi i numërimit të votave do ti dëmtonin bisedat në Tiranën zyrtare”
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, shtyu dje zyrtarisht vizitën e tij në Tiranën zyrtare. Një vendim i tillë u bë dje i ditur nga zëdhënësja e KE-së, Pia Ahrenkilde Hansen, e cila gjatë deklaratës për shtyp informoi dhe arsyet se përse erdhi një qëndrim i tillë i presidentit të KE-së. “Presidenti Barroso vendosi të shtyjë vizitën e tij në Shqipëri, të parashikuar për 20 maj. Qëllimi i këtij udhëtimi, siç është shpjeguar edhe gjatë këtyre ditëve, ishte për të diskutuar perspektivën e Shqipërisë, si dhe rrugën e duhur drejt integrimit, veçanërisht zbatimin e 12 kritereve kyçe të paraqitura nga Komisioni në raportin e progresit të vitit 2010”, vuri në dukje zëdhënësja. Por në sqarimin e detajuar lidhur me shtyrjen e kësaj vizite, zëdhënësja Pia Ahrenkilde Hansen nënvizoi se “tensionet që burojnë nga vazhdimi i numërimit të votave do ti dëmtonin pa dyshim bisedat e presidentit Barroso me udhëheqësit politikë të vendit, gjendje e cila sipas nesh nuk do të çonte në takime produktive. Ky është konteksti prej të cilit buron shtyrja e udhëtimit dhe besoj që keni parë dhe deklaratën e zëvendëspresidentes Ashton. Ndërkohë, pjesa tjetër e udhëtimit do të vazhdojë sipas kalendarit”. Në këtë vizitë presidenti Barroso do të shoqërohej dhe nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, i cili përmes zëdhënëses së tij bëri me dije shtyrjen e kësaj vizite. “Ajo që mund të them është se procesi zgjedhor po merr kohë dhe për momentin ka tensione që lidhen me vazhdimin e numërimit të votave. Kjo është arsyeja pse vendosëm të shtyjmë vizitën. Prandaj dhe presidenti shtyu këtë udhëtim, apo këtë vizitë, deri kur situata të jetë normalizuar. Pra, po flasim për një situatë të veçantë”, deklaroi zëdhënësja Natasha Butler, duke informuar në këtë mënyrë mbi arsyet se përse presidenti Barroso dhe komisioneri Fule nuk ndoqën axhendën e përcaktuar më herët. Ndërkohë që janë dhënë arsyet e shtyrjes së vizitës, ende nuk ka një datë konkrete për zhvillimin e saj në Tiranë.
Kreu i shtetit për vizitën e Barrosos
Presidenti Topi hedh votën në kutinë e gabuar
Presidenti Bamir Topi votoi më 8 maj për drejtuesit e pushtetit vendor në kryeqytet, por votat nuk i hodhi në kutitë e duhura. Kështu, mediat vizive kanë transmetuar gjatë ditës së djeshme momentin kur kreu i shtetit ka hedhur votat e tij në kutitë e votimit, duke i ngatërruar ato. Megjithatë, edhe pse Presidenti Topi është njohur përmes medias me një gabim të tillë në hedhjen e votave në katër kutitë e votimit, në deklaratën për shtyp të dhënë gjatë ditës së djeshme ai ka preferuar që të komentojë dhe të japë një qëndrim mbi anulimin e vizitës së presidentit Barroso dhe komisionerit Fule. Sipas tij, shtyrja e vizitës së presidentit të Komisionit Evropian, Barrozo, është një zhvillim jo i këndshëm dhe një shans i vonuar për Shqipërinë. Në vlerësimin e presidentit Topi vizita e komisionerit pritej të konfirmonte një fazë të re afrimi të vendit tonë me Bashkimin Evropian. “Zhvillimet e fundit politike në Tiranë dhanë sinjalin e gabuar dhe përgjegjësia kryesore për vonesën e kësaj mundësie bie direkt mbi partitë kryesore politike, udhëheqjen, militantët dhe sjelljen e tyre”, vuri në dukje Topi gjatë deklaratës së tij për shtyp. Por njëkohësisht, duke qëndruar në situatën aktuale në vend, kur procesi i numërimit të votave vijon, Topi u shpreh se “në këto çaste të vështira politike, thirrja dhe apeli i kryetarit të shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të këtij vendi është rikthimi i normalitetit demokratik, mbizotërimi i interesave publike mbi ato partiake, dhe përgjegjësia për të dëshmuar aftësi udhëheqëse në gjetjen e rrugëve ligjore e demokratike të zgjidhjes së problemeve të krijuara”.