Ushtaraku, buxhet të dytë: Po kurojmë civilë dhe ushtarakë
Spitali Ushtarak Qendror Universitar në Tiranë, si i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, po përballet me fluks tejet të lartë të pacientëve ambulatorë që kërkojnë shërbim mjekësor. I specializuar në mënyrë të veçantë për politraumën dhe shërbim ndaj ushtarakëve, stafi i bluzave të bardha u ofron ndihmën mjekësore edhe civilëve. Por kjo, dita-ditës ka shtuar numrin e pacientëve, duke vënë përballë një dilemë të madhe, edhe vetë misionin e SU-së. Drejtori i spitalit ushtarak në Tiranë, z. Bedri Mihja, në një intervistë për “standard” është shprehur se po kërkohet një zgjidhje për përballimin e flukseve të vizitave ambulatore. Sipas Mihes, stafi mjekësor në Spitalin Ushtarak pret të gjithë popullin, ndonëse kjo do të thotë punë trefishe dhe jashtë misionit të tyre. Por ashtu siç e pohon edhe Mihja, një mjek nuk mund të dalë jashtë betimit të Hipokratit dhe të dëbojë një pacient, si në gjendje të rëndë, ashtu edhe me një patologji të thjeshtë. Edhe për sa kohë vizitat ambulatore do të jenë prezent në Ushtarak, kësaj nuk mund t’i jepet një afat kohor, por drejtori Mihja bën të ditur për “standard” se pavarësisht faktit se SU-ja është nën varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, vizitat ambulatore kryhen në kuadër human dhe se gjithsesi kërkojnë buxhet. Për këtë është zhvilluar një takim kokë me kokë mes z. Mihja dhe ministres së Shëndetësisë, Godo, ku i kërkohet financim për kryerjen e vizitave ambulatore në SU.
Spitali Ushtarak Qendror Universitar në Tiranë, si i vetmi i këtij lloji në vendin tonë, sa arrin të menaxhojë fluksin e pacientëve që i drejtohen për të kërkuar ndihmë mjekësore?
Spitali Ushtarak është institucion i rëndësishëm i këtij vendi, jo vetëm si mision, por mund të them pa frikë se është kthyer si spitali më popullor. Duke pasur misionin e politraumës dhe të shërbimit ndaj ushtarakëve dhe familjarëve të tyre, përgatitjes së misioneve për jashtë shteti në kuadër të aleancës euroatlantike. Njëkohësisht ky pret të gjithë të droguarit e të gjithë alkoolistët. Shqetësimi ynë më i madh aktualisht është menaxhimi i vizitave ambulatore dhe fluksi i tyre.
Po e humbet SU-ja misionin e tij dhe sa është numri i vizitave ambulatore që priten në ditë?
Ky spital është kthyer në popullor, pasi pret çdo lloj shtrese, çdo lloj njerëzish dhe hallesh shëndetësore. Në të vërtetë, spitali përveç misionit ligjor, është kthyer edhe poliklinika qendrore e Tiranës. Në ditë ne presim 40-50 të aksidentuar dhe mbi 300 vizita ushtarakësh dhe vizita të planifikuara. Ne presim edhe 90 veta në ditë, urgjenca patologjike që normalisht duhet t’i priste poliklinika qendrore ose institucione civile. Por duke pasur parasysh nevojat dhe betimin profesional të Hipokratit, ne nuk mund t’u tregojmë derën, ne i presim edhe ata. Neve na kushton shumë të presim 80-90 veta në ditë jashtë misionit, pasi me këto vizita angazhohen një personel i tërë, dhe fonde të harxhuara për këtë qëllim megjithëse është i planifikuar për politraumën, por që ne jemi të detyruar t’u shërbejmë edhe atyre. Çdo pacienti që vjen, i duhet dhënë ndihmë, por jam i detyruar të bisedoj me institucionet civile për të zgjidhur këto probleme.
Ne kemi ekipe shërbimi të kompletuara dhe nuk ka pengesë për t’u shërbyer pacientëve. Në urgjencë ne kemi triazhim, ku në moment vendoset që ky është traumë ka këto probleme ekzaminohet, ose shtrohet, ose operohet. Të sëmurët që janë me probleme të overdozave janë në gjendje kome, u jepet ndihma reanimatore, i shikon toksikologu, i konsulton, shtrohen në reanimacion derisa të dalin nga reanimacioni.
Sëmundjet e tjera patologjike që nuk janë në mision tonë, ekipet mjekësore i mbajnë tre-katër orë në observacion, duke i mjekuar pastaj në qoftë se rasti mund të trajtohet ambulatorisht i jepet mjekim, këshilla dhe çohet në shtëpi. Por ndonjë rast i rëndë, siç është infarkti i zemrës, që është shumë problematik apo hemorragji në tru, ne jemi të detyruar ta shtrojmë pavarësisht se është jashtë misionit. Por ama edhe kjo kërkon edhe një buxhet.
A është i mjaftueshëm buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vetë spitalin?
Deri tani kemi arritur t’i menaxhojmë mirë buxhetet, si nga ana materiale, ashtu edhe mjekësore. Ne kemi përfituar nga rritja e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes deri në 1.82 të GDP-së. Ne fondet këtë vit i kemi tre herë më të larta se në 2005-ën e kjo ka bërë që ne të jemi në gjendje të kënaqshme. Kemi bazë materiale të kënaqshme me medikamente. Madje, mund t’u them se dy muaj rresht kemi furnizuar spitalet civile.
Ne kemi fonde, por ato i kemi për një problem shumë të madh social, pasi duhet të kihet parasysh fakti se ne jemi qendra e vetme kombëtare e traumës. Të presësh një të traumatizuar ka shpenzime të mëdha. Tetëmbëdhjetë krevate që kemi ne në reanimacion i bie që brenda 24 orëve një i sëmurë të harxhojë 45 mijë lekë të reja. Nga 250 krevate që kemi në dispozicion, janë plot 220 krevate në ditë. Duke mos harruar këtu edhe 30 krevate që i mbajmë rezervë. Sa shpenzime ka nevojë spitali. Dhe ne e menaxhojmë shumë mirë spitalin për misionin që ka. Ne jemi i vetmi spital kombëtar që merret me politraumën dhe me ushtarakët.
Çfarë zgjidhjeje është menduar t’i jepet këtij problemi?
Unë kam biseduar me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, për këtë problem dhe kemi lënë një takim për të biseduar për të gjetur një rrugëzgjidhje. Të gjejmë një rrugëzgjidhje se si do t’i menaxhojmë vizitat ambulatore patologjike që nuk i ka si mision Spitali Ushtarak. Ndoshta MSH-ja të mund të na planifikojë ndonjë fond shtesë se ne prapë do t’i presim. Të dy këto institucione shëndetësore të përballojnë nevojat e pacientëve që i drejtohen këtyre spitaleve.
Ne kemi një buxhet i cili është relativisht i kënaqshëm, por i përgjigjet vetëm misionit të politraumës dhe të ushtarakëve. Ky buxhet nuk mund të përballojë të droguarit, alkoolistët, nuk mund të presë të gjitha vizitat ambulatore të Tiranës. Me ministren do të biem në kompromis për t’i zgjidhur problemet financiare të mbulimit të shpenzimeve që bëhen jashtë misionit të spitalit.
Pacientëve të toksikologjikut vazhdohet t’u shërbehet në SU, pavarësisht se me VKM ky pavijon shkon në varësi të QSUT-së. Cila është arsyeja e mostransferimit të këtij shërbimi dhe për sa kohë do të qëndrojë në Spitalin Ushtarak?
Është më se e vërtetë që para dy muajsh ka dalë një vendim i Këshillit të Ministrave që toksikologjia u kalon në varësi administrative të Ministrisë së Shëndetësisë. Pacientët drejtohen akoma këtu, pasi ne do ta kemi këtë shërbim deri në 2010-ën sa Ministria e Shëndetësisë të bëjë infrastrukturën e nevojshme sepse ai do të bëhet edhe shërbim adjektiv, jo vetëm pret të sëmurët, por edhe i rehabiliton. Kërkon një infrastrukturë dhe ajo kërkon një afat kohor, kohë e përcaktuar deri në 2010-ën.
Bedri Mihja nderohet me titullin “Kolonel”
Drejtori i Spitalit Ushtarak në Tiranë nderohet me titullin “Kolonel”. Vlerësimi ka ardhur nga ana e Shtabit të Përgjithshëm, në mënyrë të veçantë nga Komisioni i Karrierës si dhe nga vetë ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Mihes i dorëzohet titulli “Kolonel”, pasi ai ka qenë nënkolonel.
“Para dy ditësh gjenerali i Komandës Mbështetëse prej së cilës varet si strukturë Spitali Qendror Universitar Ushtarak më ka dhënë këtë titull duke më nderuar para gjithë kolegëve të mi. Vlerësimi që m’u bë për vlerat që kam edhe si mjek edhe si drejtues”, - është shprehur drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak, Bedri Mihja. Aktualisht, Mihja prej më se dy vjetësh është drejtor i SU-s