E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtaraku i Koresë së Veriut: SHBA-në mund ti mposhtim me një të vërshëllyer

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un me këshiltarët e ushtarisë me Choe Ryong Hae (qendër) dhe Ri Yong Ho

Koreja e Veriut është e armatosur me armët më të fuqishme moderne dhe është në gjendje të mund SHBA-në me një të vërshëllyer, tha një shef i ushtrisë së vendit komunist. Zv.marshalli Ri Yong Ho ka nënvizuar rëndësinë e forcës mbrojtëse të vendit të tij nga kërcënimet që i vijnë nga SHBA dhe Koreja e Jugut. Ai e ka quajtur liderin e ri të vendit që është në të 20-at strateg ushtarak, që i ka dhënë drejtim ushtrisë prej vitesh

Takimi i 80-vjetorit të themelimit ë ushtrisë

Ushtarët koreanë janë të armatosur me armët më të fuqishme moderne… që mund të mposhtin imperialistët me një të vërshëllyer, i ka thënë ai partisë dhe zyrtarëve të ushtrisë në takimin e 80-vjetorit të themelimit të ushtrisë. Një deklaratë e tillë rrit akoma edhe më shumë spekulimet mbi posedimin e arsenalit të raketave dhe ambicies për krijimin e armëve nukleare. Ri nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi armatimet e Koresë së Veriut por thirrja e tij vjen ë një kohë kur SHBA, Britania dhe vende të tjera e kanë cilësuar provokim përpjekjen e këtij vendin për lëshimin e një raketë me rreze të gjatë.

Gadishulli korean zyrtarisht është ende në luftë për shkak se Lufta e Koreve 1950-53 u mbyll me armë pushim dhe jo me marrëveshje. Besohet se Koreja e Veriut ka armë nukleare por që nuk ka teknologjinë e nevojshëm për të goditur me raketa me rreze të gjatë. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›