Sarandë, kapen 2 tonë hashash, kishte destinacion Greqinë

Foto ilustruese
Rreth dy tonë hashash janë kapur nga policia e Sarandës mesnatën e kaluar në Sarandë. Lënda narkotike është gjetur në një kamion në gjirin e Kakomesë.
Mësohet se transportuesit e kanë braktisur kamionin me targa VL 2269 C dhe janë larguar menjëherë me shpejtësi pasi kanë vënë re se ndiqeshin nga policia. Dyshohet që ngarkesa e lëndës narkotike kishte destinacion Greqinë.
Policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndës narkotike. / G.N.