E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Clinton, e fton në 100-vjetorin e pavarësisë

Me një ftesë në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së vendit tone është përbyllur takimi i kryeministrit Sali Berisha me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton. Duke evidentuar rolin themelor të SHBA-së në momentet më të vështira të historisë së vendit tonë, Berisha në një komunikim me mediat pak para takimit, vlerësoi dhe njëherë mbështjetjen e vazhdueshme në të gjitha gjitha përpjekjet për të ndërtuar një demokraci të ngritur mbi ekonominë e tregut.
 

“Ajo është një mike e madhe e vendit dhe kombit tim. Një nga synimet e takimit ishte që ta bindja zonjën Clinton të vizitonte Shqipërinë për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. “Shqipëria ka pasur privilegjin e madh që të gëzojë mbështetjen e këtij vendi të madh, nga administrata e Presidentit Obama dhe Sekretarja Clinton në të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një demokraci të ngritur mbi ekonominë e tregut”-tha ai
 

Nga ana tjetër Clinton shprehu mirëseardhjen për Kryeministrin Berisha, ndërsa theksoi se pjesë e diskutimeve të tyre do të jenë çështjet dypalëshe, ato rajonale dhe globale.

“Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara, në NATO, si pjesë e misionit tonë në Afganistan dhe ne kemi marrëdhënie të gjera dhe të thella që ne e vlerësojmë lart”, tha zonja Clinton.
 

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, zoti Berisha do të marrë nesër pjesë në një ceremoni në Muzeun e Holokaustit në Uashington, ku do të shfaqet edhe filmi “Besa”, që i kushtohet miqësisë dhe përkushtimit të veçantë që treguan shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e hebrejve që ndodheshin në Shqipëri. Në fundjavë zoti Berisha do të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen në New York me rastin e 100-vjetorit të krijimit të organizatës pan-shqiptare Vatra.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›