E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtaraku, skandal me shtreterit L.Ndoka

Ndersa dhjetera paciente te Spitalit Ushtarak luftojne me vdekjen, mjeket "luftojne" me kushtet e veshtira dhe me ndergjegjen e tyre per te bere gjithcka duhet, per t'i shpetuar keto jete. Bejne te pamunduren, por kushtet mjaft te renda te reanimacionit te Spitalit Ushtarak, nuk i ndihmojne aspak ne misionin e tyre. Si pasoje, mjeket roje te Ushtarakut detyrohen te gjejne zgjidhje rrethanore, c'ka te beje me futjen e krevateve shtese ne reanimacion, per shkak te fluksit te madh te te semureve rende.
Mbingarkesa
Ndersa kapaciteti maksimal i shtreterve ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak eshte 12, aktualisht (ose te pakten deri dje ne mesdite), ne vendin post-operacion gjenden 18 shtreter. Kjo, pasi mjeket roje jane detyruar qe te gjejne zgjidhje rrethanore, duke i vendosur krevatet shtese prane 12 te tjereve. Pasi jane operuar 6 persona te tjere, mbi kapacitetin e atyre qe ishin shtruar ne reanimacion, e kane pasur te domosdoshem shtrimin, me qellim per te marre trajtimin e specializuar, konform protokollit mjekesor. Sipas ketij te fundit, menjehere pasi dalin nga salla ku kryhen nderhyrjet kirurgjikale, pacientet duhet te shtrohen ne reanimacion, dhe vetem pasi ta kene marre veten, (kjo varet nga lloji i nderhyrjes), ata mund te shtrohen ne pavijonet e spitalit. Nese mjeket nuk do te kishin shtruar 6 krevate ne reanimacion, atehere i binte qe te shkelje ky protokoll dhe shume te operuar te qendronin ne vendet jo te duhura, qe do t'u rrezikonin jeten.
Mjeket
Pervec mbingarkeses ne Spitalin Ushtarak, problem i madh eshte edhe mungesa e oksigjenit. Mjeku roje Artan Mihali, ka publikuar problemin dje ne media, duke treguar se ne c'gjendje katastrofale punojne ata. "Kjo eshte nje katrahure qe nuk mund te vazhdoje me keshtu. Reanimacioni eshte i pamundur te prese te semure te rinj", ka deklaruar Mihali, duke shtuar se ky nuk eshte nje problem i ri, por ka disa dite qe ndodh keshtu. Sipas tij, "te semuret jane shtrenguar ne nje ambient te ngushte, dhe madje edhe infermieret mezi hyjne mes shtreterve, per t'u sherbyer te semureve. "ky nuk eshte standardi i nje reanimacioni. E kemi ngritur ne strukturat tona drejtuese dhe nuk kemi pare zgjidhje, pasi ketu vazhdojne te shtrohen te semure nga te gjitha drejtimet", tha Mihali. Reanimacioni i Spitalit Ushtarak ne Tirane, eshte shpresa e fundit per dhjetera njerez, viktima kryesisht te aksidenteve dhe ngjarjeve te tjera ne te gjithe vendin. Eshte i vetmi spital per traumat, per te intoksikuarit, te droguarit, etj.
Masat
Sikurse mesohet, mjekut roje qe ka publikuar problemin e veshtiresite reale me te cilet perballen cdo dite, i eshte komunikuar verbalist pushimi nga puna. Ndersa rojeve u eshte dhene urdher te kene me kujdes dhe te mos lejojne te hyjne gazetaret ne spital.
12 Eshte Kapaciteti i shtreterve ne reanimacionin e Spitalit Ushtarak. Nisur nga nevojat e medha per te trajtuar pacientet pas nderhyrjeve kirurgjikale, apo edhe ata qe jane ne gjendje mjaft te rende, mjeket roje jane detyruar te shtojne edhe 6 krevate te tjere.
Varesia
Shpeshhere mjeket e Spitalit Ushtarak, por edhe strukturat drejtuese kane kerkuar qe te jene nen varesine e Ministrise se Shendetesise dhe jo te Ministrise se Mbrojtjes. Nese do te plotesohej kerkesa e tyre, atehere mjaft kushte do te ndryshonin per mire.
Mungesat
Sikurse behet e ditur nga infermieret, ne spital mungojne edhe garzat, per te cilen pacientet, blejne nape me shumice neper metrazhe dhe me pas e cojne ne spital. Edhe me barnat situata eshte mjaft problematike, pasi aty gjenden vetem antibiotiket e thjeshte dhe jo specifiket.
Mjeket: Punojme ne kushte skandaloze
Vazhdimisht Spitali Ushtarak ka pasur mungesa, edhe per uje, qe eshte i domosdoshem per ta. Mjeket kane pohuar madje se shpesh nuk kane pasur uje, as per te lare duart pas nderhyrjeve kirurgjikale. Mjeket ankohen se jane te detyruar te punojne ne kushte te tilla skandaloze, te cilat jo vetem veshtiresojne punen e tyre, por mund te jene nje rrezik per shperthimin e epidemive. Ata shpjegojne me tej se kjo situate behet me e rende edhe per faktin se te semuret kane simptoma nga me te ndryshmet. "Ka pasur raste kur te semuret, per shkak te specifikes se semundjes, vjellin dhe te afermit e tyre nuk kishin uje per te pastruar dyshemene. Kjo eshte me te vertete e tmerrshme dhe eshte nje rrezik serioz per shperthimin e ndonje epidemie", kane shpjeguar mjeket e ketij spitali. Por uji i pijshem nuk eshte e vetmja gje qe mungon ne spitalin qe pret cdo dite me dhjetera raste aksidentesh, vetevrasjes apo traumash te tjera. Here nuk ka penj per operacionet, here nuk ka garza, nuk ka barela, nuk ka allci. Sipas mjekeve dhe infermiereve, mungojne qe nga qetesuesit e thjeshte, qe nga betadina apo aspirina, per te mos folur per barnat e shtrenjta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›