E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruktohet impianti i Bovillës, kryeqyteti furnizim 24 orë me ujë të pijshëm

Gjatë verës kryeqyteti do të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Këtë e ka siguruar Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, Sait Dollapi, njoftoi sot se gjatë verës kryeqytetit do të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Në një deklaratë për mediat ai bëri të ditur se kjo do të arrihet pas përfundimit të rikonstruksionit të plotë të impiantit të Bovillës pas 17 ditësh. Ndërkaq janë hequr edhe kufizimet në zonat e prekura, për shkak të rikonstruksionit si Siri Kodra, Lapraka, Kinostudio, qendra e Tiranës. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve u shpreh se investimi i bërë siguron një cilësi dhe sasi më të mirë të ujit, duke evidentuar kështu problemet e furnizimit me ujë, jo vetëm gjatë verës, por edhe në vazhdim. Ndër të tjera ai ka pohuar se për ato lagje të cilat furnizohen me anë të boteve duhet të kenë kujdes, pasi uji që ata blejnë nuk është i kontrolluar. Ai sqaroi se për rikonstruksionet që po kryhen në puset e ujit si dhe në ato zona që ka probleme, do të mund të sigurojnë 24 orë ujë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›