E Diel, 1 Nëntor 2026

Marko Bello nuk do të jetë kandidat për deputet: Krenar që nuk më largoi vota, por kapriçoja e një tekanjozi

Gazeta Shqip

belloMarko Bello nuk do të jetë kandidat për deputet i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Kjo është konfirmuar nga vetë Bello, i cili ka reaguar në rrjetin social Facebook duke e cilësuar këtë vendim si kapriçoja e një tekanjozi.

Përshëndetje miq, Sot mësova se nuk do të kandidohem në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013. Pikësëpari, dëshiroj të falenderoj sinqerisht Partinë Socialiste, strukturat e saj dhe sidomos anëtarët dhe simpatizantët tanë në qarkun e Beratit për besimin që më kanë dhënë në gjithë këto vite. Shpresoj të mos i kem zhgënjyer;

Gjithashtu, i shpreh mirënjohjen time qytetarëve dashamirës dhe fisnikë të Beratit për mbështetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar që i kam përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë për 12 vjet dhe dua t’i siguroj se mbetem në shërbim të tyre në vijimësi;

Jam krenar se nga politika aktive nuk po më largon vota e qytetarëve, por kapricioja e një tekanjozi, i cili, ata që populli i përzuri nga dera, po i fut nga oxhaku… Gjithsesi, i uroj socialistëve dhe progresistëve fitore në 23 Qershor, shkruan Bello.

5 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Marko Bello nuk do të jetë kandidat për deputet: Krenar që nuk më largoi vota, por kapriçoja e një tekanjozi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›