E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus zyrtarisht kampion i Italisë

Gazeta Shqip

juventusJuventusi është shpallur për të dytin vit radhazi kampion i Italisë, duke e mbyllur sezonin me fitoren 1-0 ndaj Palermos. Ekipi i Juves do të shpallej kampion edhe nëse merrte një barazim, por fitorja ishte qershia mbi tortë për kampionët e rinj të futbollit italian.

Edhe pse Pogba ka dalë me karton të kuq, nuk e ka penguar ekipin e drejtuar nga Antonio Konte të shijonte festën, e nisur që me shënimin e golit nga Arturo Vidal. Për bardhezinjtë ky është titulli i 31, ndërkohë që federate i njeh vetëm 29 të tillë. Në mbrëmje luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, ku Napoli do të presë Interin, një ndeshje rivalësh që ia vlen për tu ndjekur.

5 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Juventus zyrtarisht kampion i Italisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›