Ushtari i KFOR-it, akuzohet për dhunim seksual

Një ushtar i KFOR-it është kthyer në vendlindjen e tij që të përballet me akuzat për dhunim seksual, pasi disa gra kosovare e kanë akuzuar atë, pasi i ka detyruar ato për kryerjen e “marrëdhënieve seksuale kundër dëshirës së tyre”.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtyp e KFOR-it, të cilët përmes një deklarate kanë thënë se ata kanë kryer një hetim të brendshëm për këtë çështje, ndërsa kundër tij do të iniciohet edhe procedura disiplinore.
Gjithmonë sipas kësaj deklarate, ushtari që akuzohet për dhunim seksual, tashmë është rrugës për në shtetin e tij, por identiteti dhe përkatësia kombëtare e tij nuk janë treguar.