E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja e Griseldës, qytetarët e Kavajës flasin për “Ora News”

Ngjarja në lidhje me bashkëshorten e kryetarit të bashkisë së Kavajës Griselda Rroshi ka ngjallur një sensibilitet të veçantë në qytetin e Kavajës.
 

Duke komentuar situatën aktuale banorët e Kavajës për mikrofonin e “Ora News” janë shprehur se një ngjarje e tillë nuk duhet të kishte ndodhur në qytetin e tyre.
 

Ata shprehen të indinjuar për këtë ngjarje të shëmtuar që sipas tyre nuk ka fjalë për t`i përshkruar.
 

Rrëmbimi i gruas shtatëzënë, siç u komunikua fillimisht rezultoi e rremë, pas një sajese që kishte bërë vetë Griselda Rroshi, për arsye që ende nuk janë bërë të njohura për publikun.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›