Tragjedi e re refugjatesh ne Mesdhe

Nje anije me disa qindra refugjate ne bord qe lundronte ne Mesdhe eshte mbytur. Deri ne 270 refugjate vazhdojne te konsiderohen te humbur njoftojne njezeri mediet franceze dhe ato tuniziane. Duke iu referuar agjencise tuniziane te lajmeve Tap anija e nisur nga Libia fillimisht ndiqte kursin drejt ishullit jugor te Italise Lampeduza.
Aksion i veshtire shpetimi
Ndersa sipas medieve italiane anija me te pakten rreth 700 refugjate ne bord eshte ndodhur ne rrezik gjate nates ne afersi te ishujve tuniziane Kerkena. Per arsye se anija kishte ngecur ne ujera te cekta ekipet e shpetimit te truprojes bregdetare dhe te ushtrise se Tunizise kane mundur te ndihmojne vetem me gomone dhe barka te vogla. Si rrjedhoje aksioni i shpetimit ka qene shume i ngadalshem dhe fillimisht jane shpetuar nga anija qe po mbytej vetem gra e femije. Te perfshire nga paniku gjate masave te shpetimit shume afrikane jane rrezuar ne uje ne erresire.
Truproja bregdetare si dhe njesi te ushtrise tuniziane ne nje aksion shpetimi jashtezakonisht te veshtire kane mundur te cojne ne vende te sigurta rreth 570 pasagjere njofton agjencia tuniziane e lajmeve Tap. Te pakten dy refugjate jane nxjerre te vdekur nderkohe qe per te tjeret nuk ka asnje gjurme. Kerkimi per te mbijetuar vazhdon.
Udhetim i rrezikshem drejt nje jete me te mire
Lampeduza qe shtrihet vetem 130 km larg brigjeve te Tunzise prej kohesh eshte destinacion i shume njerezve qe synojne nje jete me te mire duke mberritur ne Porten drejt Evropes. Qysh nga fillimi i vales se trazirave ne Afriken e Veriut ne janar sipas te dhenave te Ministrise Italiane te Puneve te Brendshme mbi 42.000 emigrante kane vershuar drejt Italise vetem ne Lampeduza kane mberritur 33.000 syresh.
Pasi Roma dhe Tunizi ne prill vendosen nje marreveshje per kthimin e refugjateve ne atdhe tani gjithnje e me shume po vijne refugjate nga Libia e perfshire prej luftimeve.
Lundrimi ne Mesdhe konsiderohet si jashtezakonisht i rrezikshem. Shpesh anijet qe nisen me emigrante nga Afrika e Veriut nuk i permbushin kushtet teknike per ta perballur nje lundrim te tille dhe ato marrin ne bord shume me teper pasagjere nga sa e kane kapacitetin. Shume afrikane nuk dine te notojne. Per te tilla katastrofa ne Evrope mesohet vetem kur ka te mbijetuar ose kur Mesdheu nxjerr trupa te pajete ne breg.
Autor V.Filaj-Ballvora dpa / rtr /afp
Redaktoi E.Xhani