E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtari i NATO-s vret gazetarin e BBC-së

Forca e NATO-s në Afganistan, tha se njëri nga ushtarët e saj, ka qëlluar për vdekje gazetarin që punonte për BBC-në.

Në deklaratën e Aleancës, thuhet se "ushtari ka ngatërruar 25-vjeçarin Ahmed Omed Kpulvak me një kryengritës".

"Ushtari amerikan ka vepruar në përputhje me ligjet e konfliktit të armatosur dhe rregullat e angazhimit. Ai ka vepruar në mënyrë të arsyeshme në rrethanat e caktuara", thuhet në deklaratë.

Gazetari ishte njëri nga 21 të vrarët gjatë luftimeve në 28 korrik, të cilat ishin nxitur pas shpërthimit të makinës bombë pranë një kompleksi qeveritar në provincën Urusgan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›