E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 milion njerëz pa energji në SHBA dhe Meksikë

Një avari në sistem, ka lënë më shumë se 2 milion njerëz pa energji elektrike në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

Mungesa e energjisë ka shkaktuar bllokimin e trafikut dhe disa aksidente. Gjithashtu, dy reaktorë bërthamorë në Kaliforni u fikën. Ndërkohë në San Diego u mbyll aeroporti dhe fluturimet u pezullian. Mijëra pasagjerë u bllokuan në aeroport.

Autoritetet, sin ë Meksikë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun që coi në mungesën e energjisë. Fillimisht u hodh teza e një sulmi terrorist, tezë të cilën autoritetet nxituan ta përjashtojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›