E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtari i shkelte token fshatari plagos komandantin


TIRAN- Plagoset komandanti i repartit ushtarak arrestohet banori i zones pas konflikteve me ushtarin e repartit ne Ndroq. Policia arreston Fiqiri Trimin 48 vjec pas plagosjes me sepate te komandantit te repartit te Ndroqit Egjeber Bizhga 50 vjec banues ne Laprake te Tiranes. Ngjarja sipas burimeve te policise ka pasur si shkak nje konflikt pronesie mes Trimit dhe nje ushtari te repartit ku ishte drejtues Bizhga. Trimi sipas burimeve te policise pretendonte se ushtari emri i te cilit nuk behet i ditur kalonte cdo dite nepermes tokes se tij.

Vec ketij fakti burimet e policise thone se dyshohet se shkaku i vertete i konfliktit eshte fakti se ushtari i repartit te Bizhges ngacmonte dhe provokonte here pas here vajzen e fshatarit Trimi. Per kete shkak Trimi ka ndaluar ushtarin prane tokes se tij dhe konfliktohet me te. Nderkaq komandanti i repartit eshte njoftuar per konfliktin dhe menjehere ka mberritur ne vendin ku Fiqiri Trimi po konfliktohej me ushtarin. Pas nderhyrjes se Bizhges per te shuar sherrin fshatari i eshte kthyer oficerit duke iu drejtuar edhe atij me sepate. Ne debat e siper Trimi ka goditur Bizhgen duke i shkaktuar nje plage ne kembe.

Menjehere policia mberriti ne vendin e ngjarjes duke arrestuar ne flagrance autorin e dyshuar te krimit me akuzen e plagosjes per motive pronesi si dhe te plagosjes per shkak te detyres se komandantit te repartit. Pas kryerjes se veprimeve policia konkludoi se ngjarja ka ndodhur per shkak te konfliktit te pronesise me ushtarin pasi ai kalonte per te shkuar ne shtepine e tij ne Ndroq nepermjet tokes se fshatarit Trimi. Gjithsesi policia dyshon se shkak per ngjarjen ne te vertete dyshohet te jete fakti se ushtari i Bizhges ngacmonte vajzen e Trimit.
D. B

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›