E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu dhe Imami refuzojne Topin


Mazhoranca thellon konfliktin institucional me kreun e shtetit Bamir Topi. Ne ceremonine e dekorimit te efektivave ushtarake qe sherbyen ne Afganistan mungoi ministri i mbrojtjes Arben Imami si dhe Fatmir Mediu te cilet ishin te dy te ftuar personalisht nga kreu i shtetit. Ne fjalen pershendetese presidenti Bamir Topi vleresoi lart kontributin e kontingjentit Shqiponja 1 ne sherbim te ruajtjes se paqes dhe te vlerave demokratike ne nje nder zonat me te nxehta perkrah aleateve tane te NATO-s duke deshmuar profesionalizem te larte perkushtim maksimal dhe vlera te rralla humane.

Pjesemarrja e Shqiperise ne misionet jashte vendit perben padyshim nje nder angazhimet me te medha politike dhe ushtarake te vendit ne skenen boterore te politikes dhe te sigurise globale. Ato njekohesisht kane kontribuar ne percjelljen e te vertetes se madhe per imazhin e Shqiperise dhe te shqiptareve. Plotesimi dhe persosja e ketij imazhi pozitiv eshte edhe fryt i perpjekjeve i profesionalizmit pergjegjesise disiplines dhe heroizmit tuaj te sprovuar - u shpreh Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›