E Diel, 1 Nëntor 2026

Man City s’mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka pranuar se skuadra e tij ende nuk është konkurrente për trofeun e Ligës së Kampionëve.

City, kampion i Premierligës gjendet në pozitën e fundit në Grupin D, pas tri xhirosh me vetëm një pikë kurse të martën mbrëma pret Ajaxin. Mancini ka pranuar se ekipi i tij nuk është ende në mesin e atyre që mund të luftojnë për trofeun e çmueshëm.

“Nuk jemi ende gati të fitojmë Ligën e Kampionëve. Nëse do të ishim gati, do ta pranoja, jam njeri i sinqertë”, deklaroi Mancini gjatë konferencës për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›