E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria e Jemenit ekzekuton 34 anëtarë të al-Kaedës

Aksioni është ndërmarrë nga ushtria nëpërmjet ajrit në provincën Chabwa. "Sulmi ajror u krye në momentin kur dhjetëra anëtarë të Al-Kaedës ishin mbledhur në Wadi Rafad, një rajon malor i izoluar në provincën Chabwa, rreth 650 kilometra në lindje të kryeqytetit Jemenit'', deklaruan forcat e sigurisë.       Ky operacion u ndërmor një javë pas sulmit të parë të ushtrisë ku si pasojë humbën jetën 30 aktivistë të Al-Kaedës në provincën Abyane,  dhe ku u bë i mundur arrestimi i 30 anëtarëve të tjerë të organizate në Gadishullin Arabik.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›