E Shtunë, 31 Tetor 2026

Replika midis Dules dhe Idrizit për çështjen çame

 Duket se tashmë këto dy parti, do të jetë armike politike për shkak të interesave që ato mbrojnë. “Disa politikanë kanë sot e kësaj dite kurajon të protestojnë përpara selisë së BE-së me sloganin të mos integrohet vendi ynë në Bashkimin Evropian. Nëse nuk është e vërtetë le të përgënjeshtrojnë, le të pranojnë gabimin e bërë, le ti kërkojnë ndjesë popullit shqiptar dhe çdo gjë është në rregull, kjo është demokracia. E kuptoj ankthin e zotërinjve se kanë një parti të re e cila nuk mund të mbledhë vota duke shpallur armik Vangjel Dulen e PBDNJ-në”, tha Dule para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Idrizit, duke e akuzuar Dulen se po abuzon me protestën e organizuar disa ditë më parë, me rastin e Ditës së Gjenocidit, ku u përkujtua edhe gjenocidi grek mbi popullsinë çame. “Është e vërtetë që qartë që qarqe të caktuara antishqiptare janë munduar ta fshehin këtë çështje. Por ne jemi 300 mijë qytetarë çamë që nuk ndodhemi rastësisht këtu. Zoti Dule unë shtëpinë time e kam në Margëlliç ndërkohë që ti rrije në kasolle”, u shpreh Idriz. “Iu referove asaj partisë para 28 qershorit e cila ishte Partia për Drejtësi dhe Integrim. Ajo parti që ti pretendove se u largove nga koalicioni mos harro ka qenë me ty në të njëjtin koalicion në vitin 2007. nga kjo foltore i bëj thirrje partisë socialiste të mbajë qëndrim sepse ti këtë pretendove se u largove nga Partia Demokratike për të partia Socialiste por unë e di sepse kam qenë në atë parti dhe këtë nuk e pranoj. Dua një qëndrim publik nga PS për këtë”, tha më tej ai.Deputeti Idrizi, shtoi se kishte veshur fanellën e familjes së tij, duke iu përgjigjur akuzave të Dules. “Por të them se unë e kam ndërruar fanellën time por e di se çfarë fanelle kam veshur. Kam veshur fanellën e shtëpisë time, familjes time komunitetit tim dhe të shqiptarëve ndërsa ti ke veshur fanellën e rrëndëgatëve. Po të them edhe një herë mos na provoko zoti Dule. Minoreti grek kishte një kryetar si Valis Melo i cili merrte 40 mijë vota dhe shih si je katandisur pasi nuk të voton as minoriteti”, tha më tej.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›