E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të lejojë kthimin e deputetëve në Kuvend

Berisha ka siguruar se opozita do të ketë të gjitha hapësirat e nevojshme për të zhvilluar hetimin e zgjedhjeve, përveç kutive. “I bëj thirrje zotit Rama të mos pengojë partinë e tij të kthehet në Parlament. Opozita është e domosdoshme, ajo ka bërë hapa të mëdha në ecurine e saj. Por të deklarosh se njoh rezultatin e zgjedhjeve por nuk kthehem në Parlament, kjo është diçka absurde. Shpresoj që vitin e ardhshëm opozita të zërë vendin e saj në Parlament. Ajo do të ketë hapësirën e nevojshme për reformat, në menyrë që të luaj rolin e vet në procesin e integrimit”, u shpreh Berisha. Kreu i qeverisë ka deklaruar edhe një herë tjetër, se nuk mund të dilet mbi vendimet e gjykatave.“Të bllokosh hyrjen e opozitës në Parlament dukë kërkuar që ky tempull të dalë mbi një vendim gjykate është e pamundur. Kutitë do t’i kishim hapur 100 herë për opozitën, por procedurat juridike dhe ligjet nuk lejojnë që ky tempull të marrë pushtetin gjyqësor”, shtoi më tej Berisha, duke thënë se mazhoranca është e gatshme të plotësojë çdo kërkesë të opozitës nëse ato nuk bien në kundërshtim me ligjet që ka miratuar Kuvendi.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›