E Martë, 3 Nëntor 2026

Ushtria izraelite nis sulmet në Gazë: Hamasi shkeli pauzën operacionale

Ushtria izraelite ka nisur sulmet ajrore në Rripin jugor të Gazës. Ushtria izraelite teksa njoftoi përfundimin e armëpushimit me Hamasin, e fajësoi atë për shkeljen e kushteve të marrëveshjes pasi një raketë u lëshua nga Gaza dhe u kap nga Izraeli.

“Hamasi shkeli pauzën operacionale, dhe përveç kësaj, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftimin kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”“, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili aktualisht është në një vizitë në Lindjen e Mesme, tha se zyrtarët izraelitë i kanë thënë atij se synonin të rifillonin operacionet ushtarake.

Por duke bërë këtë, Blinken i adresoi Izraelit disa kërkesa.

 “Vendosni “plane humanitare të mbrojtjes civile” përpara se të ktheheni në luftë. Shmangni “zhvendosjen e mëtejshme të konsiderueshme të civilëve”. Shmangni dëmtimin e infrastrukturës kritike – spitalet, termocentralet dhe objektet e ujit”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›