Xhaçka: Shqipëria s’ka përmbushur standardet për vizat
“Shqipëria ka mbetur në klasë për përmbushjen e standardeve të nevojshme për mundësimin e lëvizje së lirë të shqiptarëve në BE. Qeveria Berisha ka dështuar në pajisjen e qytetarëve me dokumentat e identitetit me siguri të lartë, që do të thotë se procesi nuk ka qënë transparent. Qeveria Berisha ka dështuar në përmbushjen e standardeve për emigrimin dhe trafikun e paligjshëm, në ripranimin dhe menaxhimin e integruar të kufijve”, tha deputetja e kësaj partia Olta Xhaçka.
Sipas saj, qeveria Berisha ka dështuar për sa i takon standardeve për rendin, sigurinë publike, për trafiqet, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Reagimi i deputetet socialiste erdhi, pas deklaratës së numrit dy të qeverisë dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta, sipas të cilit protesta e opozitës do të pengojnë procesin e liberalizimit të vizave.
“Ndaj ne sot këtu në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i bëjmë thirrje Ilir Metës, t'i lërë karagjozllëqet, të mos dizinformoj publikun, të mos bëhet megafon i politikës boshe të Sali Berishës, por të ulë kokën dhe të bëjë detyrat e shtëpisë, sepse sot për sot Shqipëria ka mbetur në klasë dhe të dy bashkë janë ngelës në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t'u mundësuar shqiptarëve lëvizjen e lirë në BE”, tha Xhaçka para gazetarëve të premten.