E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ushtria në Mianmar hap zjarr ndaj protestuesve

Forcat e sigurisë në Mianmar  qëlluan me armë dhe kryen bastisje gjatë natës në qytetin kryesor Rangun, pas shpërndarjes së protestave të fundit kundër grushtit të shtetit me gaz lotsjellës dhe me mjete të tjera.

Protestat dhe grevat e përditshme kanë paralizuar jetën ekonomike dhe administratën në vend.

Më shumë se 50 protestues janë vrarë që nga fillimi i  protestave kundër grushtit të shtetit, sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 38 u vranë vetëm të mërkurën. Protestuesit kërkojnë lirimin e ish –udhëheqëses Suu Kyi dhe respektimin e zgjedhjeve të nëntorit, të cilat partia e saj i fitoi bindshëm, por që ushtria i refuzoi,duke thënë se do të mbajë zgjedhje demokratike në një datë të paspecifikuar.

Ushtria thotë se është treguar e përmbajtur ndaj protestues, por ka deklaruar se nuk do t’i lejojë ata të kërcënojnë stabilitetin.

Natën vonë, banorët thanë se ushtarët dhe policia u zhvendosën në disa lagje të Rangunit, duke qëlluar me armë zjarri.

Ata arrestuan të paktën tre persona sipas banorët e atjeshëm.

Mbi 1,500 njerëz janë arrestuar pas vendosjes së juntës, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë.

Vrasjet kanë shkaktuar zemërim në Perëndim dhe janë dënuar gjithashtu nga shumica e demokracive në Azi. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore kanë vendosur sanksione të kufizuara ndaj juntës.

ndërkohë, Kina ka thënë se përparësia duhet të jetë stabiliteti dhe se vendet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›