E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uzbekistani vendos të anullojë ditën e Shën Valentinit

Share

Të dashuruarit në Uzbekistan ishin mësuar të dëgjonin në ditën e Shën Valentinit këngëtarin e muzikës pop, Rayhan. Çdo vit ai mbante koncert për të dashuruarit më 14 shkurt.

Por siç raporton BBC, sivjet koncerti i tij është anuluar, bashkë me aktivitete të tjera.

Në vend të Shën Valentinit, autoritetet po tentojnë të promovojnë vlerësimin dhe studimin e një heroi vendas, perandorit mogul, Babur, ditëlindja e të cilit është më 14 shkurt.

Babur, një pasardhës i Çingis Kan do të përkujtohet me lexime dhe festivale poetike. Një zyrtar i Ministrisë së Edukimit tha se është lëshuar një dekret i brendshëm për të mos festuar festa që janë të huaja për kulturën tonë, por në vend të kësaj të promovohet ditëlindja e Babur-it.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›