E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE DHE “POLAR”, SHPK-SË, PËR BURIMIN UJOR 6/1, UJI I FTOHTË, VLORË

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE DHE “POLAR”,    SHPK-SË, PËR BURIMIN UJOR 6/1, UJI I FTOHTË, VLORË

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe të nenit 27, tё ligjit nr.9663,     datё 18.12.2006, “Pёr koncesionet”, me propozimin e ministrit tё Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT”, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe “POLAR”, shpk-së, për burimin ujor 6/1, Uji i Ftohtë, Vlorë, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.     Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe këshilli i basenit ujëmbledhës, Vjosë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›