E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË BRAZILIA, BRAZIL

V E N D I M

PËR 

HAPJEN E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË BRAZILIA, BRAZIL

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të pikës 1, të nenit 15, tё           ligjit nr.9095, datё 3.7.2003, “Pёr shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe tё ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Punëve të Jashtme, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në Brazilia, Brazil.

2.     Shpenzimet për hapjen e kësaj përfaqësie do të përballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

3.     Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›