V E N D I M PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 18.12.2007, PËR ÇËSHTJEN “DYBEKU KUNDËR SHQIPËRIS˔
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 18.12.2007, PËR ÇËSHTJEN “DYBEKU KUNDËR SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të paragrafit të parë, të nenit 46, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, dhe të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të datës 18.12.2007, për çështjen nr.41153/06, “Dybeku kundër Shqipërisë”, në shumën 5 000 (pesë mijë) euro.
- Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave dhe afati, brenda të cilit duhet kryer ky ekzekutim, është data 2 shtator 2008.
- Shuma 5 000 (pesë mijë) euro të depozitohet në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesit “Dybeku”, dhe të konvertohet në lekë, me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën e çeljes së llogarisë.
- Pagimi i shumës së depozituar sipas pikës 3, të këtij vendimi, bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor, të nevojshëm, për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.
- Detyrimi financiar i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
- Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA