V E N D I M PËR MIRATIMIN E KUOTAVE KRYESORE TË PRANIMIT TË STUDENTËVE NË UNIVERSITETIN USHTARAK “SKËNDERBEJ”, PËR VITIN AKADEMIK 2008-2009
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUOTAVE KRYESORE TË PRANIMIT TË STUDENTËVE NË UNIVERSITETIN USHTARAK “SKËNDERBEJ”, PËR VITIN AKADEMIK 2008-2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31 e 35, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kuotat kryesore të pranimit, në universitetin ushtarak “Skënderbej”, për vitin akademik 2008-2009, të jenë 140 (njëqind e dyzet) studentë, nga të cilët 15-20 për qind të jenë femra, të ndara si më poshtë vijon:
Fakulteti i Menaxhimit, dega administrim-biznes, 90 (nëntëdhjetë) studentë.
Fakulteti Teknik, dega elektronikë, 50 (pesëdhjetë) studentë.
Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA