E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR KRITERET, QË DUHET TË PLOTËSOJNË PERSONAT, FIZIKË DHE JURIDIKË, PËR T’U PAJISUR ME LEJE PROFESIONALE, PËR PROJEKTIMIN, KONSULENCËN, VLERËSIMIN, MONITORIMIN DHE DREJTIMIN TEKNIK TË VEPRIMTARISË SË SHFRYTËZIMIT TË BURIMEVE MINERARE

V E N D I M 

PËR 

KRITERET, QË DUHET TË PLOTËSOJNË  PERSONAT, FIZIKË DHE JURIDIKË, PËR T’U PAJISUR ME LEJE PROFESIONALE, PËR PROJEKTIMIN, KONSULENCËN, VLERËSIMIN, MONITORIMIN DHE DREJTIMIN TEKNIK TË VEPRIMTARISË SË SHFRYTËZIMIT TË BURIMEVE MINERARE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr.7796, datë 17.2.1994, “Ligji minerar i Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Personat, fizikë dhe juridikë, të cilët, për veprimtarinë e shfrytëzimit minerar, duan të pajisen, nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, me leje profesionale, sipas kategorive:

Drejtues teknik;

Inxhinier projektues,

 u nënshtrohen procedurave të testimit, para komisionit përkatës.

Për kërkim-zbulimin e burimeve minerare, përpunimin dhe pasurimin e mineraleve, të matjeve në veprimtari minerare dhe rehabilitimin e mjedisit, pas shfrytëzimit minerar, personat, fizikë dhe juridikë, me diplomën e arsimit të lartë, ushtrojnë lirisht veprimtarinë minenare, sipas profilit, në :

drejtim teknik;

projektim, konsulencë, vlerësim e monitorim.

Organizimi i procedurave, përbërja e komisionit të testimit dhe pagesa e anëtarëve të këtij komisioni përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Personat, fizikë dhe juridikë, të cilët janë pajisur me leje profesionale projektimi dhe drejtimi teknik të veprimtarisë minerare, sipas kritereve të mëparshme, në përfundim të afatit të vlefshmërisë së lejes, u nënshtrohen procedurave të këtij vendimi.

Vendimi nr.54, datë 28.1.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për dhënien e lejeve profesionale specialistëve, që kryejnë projektimin, vlerësimin, konsulencën, monitorimin dhe drejtimin teknik të veprimtarisë minerare”, të ndryshuar, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›