V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.591, DATË 23.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISIPLINIMIN E PËRDORIMIT TË FONDEVE BUXHETORE”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë Në VENDIMIN NR.591, DATë 23.7.2010, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR DISIPLINIMIN E PëRDORIMIT Të FONDEVE BUXHETORE”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 21.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndyshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fund të shkronjës “dh”, të pikës 1, të vendimit nr.591 datë 23.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Përjashtimisht, lejohen Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndërmarrja e Ujësjellës - Kanalizimeve, Fier, si autoritete kontraktore, të vijojnë normalisht kryerjen e procedurave të prokurimeve, përkatësisht, për objektet “Riparimi i shtresave rrugore, në aksin Tiranë – Dajt, segmenti pranë antenave” dhe “Linja e transferimit të Kafarajt.”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Ndërmarrja e Ujësjellës - Kanalizimeve, Fier, dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/09/2010