VENDIM PER Disa ndryshime në vendimin nr.153, datë 7.4.2000,të Këshillit të Ministrave, “PëR miratimin e rregulloreS PëR zbatimin Të kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
V E N D I M
Për
Disa ndryshime në vendimin nr.153, datë 7.4.2000,të Këshillit të Ministrave, “PëR miratimin e rregulloreS PëR zbatimin Të kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S i:
Në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
1. Pika 1, e nenit 246, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Vendet ku vendosen targat e regjistrimit, të provës dhe të njohjes duhet të paraqesin një sipërfaqe plane ose pothuajse plan, me gjerësi të përshtatshme për të mbajtur targën. Përmasat e tipave të ndryshme të targave janë si më poshtë:
a) Shenja e identifikimit për ciklomotorët:
- formati 130 x 115 mm, figura III.3/1.
b) Targat e regjistrimit për motomjetet:
- formati 212 x 205 mm, figura III.3.
c) Targat e regjistrimit të mjeteve të tjera me motor dhe për rimorkiot, përjashto ato të pikës “a” dhe “b”:
- formati 520x112 mm, figura III.4/1;
- formati 264 x 205 mm, figura III.4/2.”.
2. Pika 1, e nenit 248, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Targat e mjeteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi:
a) Targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të zeza, (figurat III.4/1.a, III.4/2.a dhe III.3/a);
b) Targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq. shenja dalluese T (Taksi), (figurat III.4/1.b dhe III.4/2.b);
c) Targat e mjeteve rrugore të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (Përkohshme), (figurat III.4/l.c, III,4/2.c dhe III.3/c);
ç) Targat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (Trup Diplomatik), (figurat III.4/1.d, III.4/2.d dhe III.3/d);
d) Targat e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese TR, (figurat III.4/1.e, III.4/2.e dhe III.3/e);
dh) Targat e mjeteve rrugore të policisë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat blu, shenja dalluese MB (Ministria e Brendshme), (figurat III.4/1.ë, III.4/2.ë dhe III.3/ë);
e) Targat e mjeteve rrugore në provë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PROV, (figurat III.4/l.f, III.4/2.f dhe III.3/f);
ë) Targat përsëritëse: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, (figurat III.4/l.g, III.4/2.g dhe III.3/g);
f) Targat e makinave bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MB (Makinë Bujqësore), (figurat III.4/l.h dhe III.4/2.h);
g) Targat e makinave teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MT (Makinë Teknologjike), (figurat III.4/l.i dhe III.4/2.i);
gj) Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese R (Rimorkio), (figurat III.4/l.j dhe III.4/2.j);
h) Targat e rimorkiove bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RB (Rimorkio Bujqësore), (figurat III.4/l.k dhe III.4/2.k);
i) Targat e rimorkiove teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RT (Rimorkio Teknologjike), (figurat III.4/l.l dhe III.4/2.l).”.
3. Neni 250 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 250
Stema zyrtare (emblema), të cilën duhet të mbajnë në të majtë targat e çdo tipi, paraqet sfondin me ngjyrën e flamurit të BE, blu, mbi të cilën vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyrë të bardhë. Në të djathtë të targës, opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE, blu, mbi të cilën vendoset viti i parë i regjitrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë.”.
4. Pika 1, e shtojcës X, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Kriteret për krijimin e të dhënave janë:
a) Targa e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, (e përparme dhe e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, tre karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figurat III.4/1.a dhe III.4/2.a);
b) Targa e mjeteve rrugore të shërbimit taksi, (e përparme dhe e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, tri karaktere numerike dhe karakterin alfabetik “T”, (figurat III.4/1.a dhe III.4/2.b);
c) Targa e motomjeteve, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike dhe tri karaktere numerike, (figura III.3/a);
ç) Targa provë e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore dhe teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, një karakter numerik dhe katër karaktere alfabetike “PROV”, (figurat III.4/l.f dhe III.4/2f);
d) Targa provë e motomjeteve, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, një karakter alfabetik, një karakter numerik dhe katër karaktere alfabetike “PROV”, (figura III.3/f);
dh) Targa e përkohshme e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore dhe teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, një karakter numerik dhe tri karaktere alfabetike “PRK”, (figurat III.4/l.c dhe III,4/2.c);
e) Targa e përkohshme për motomjetet, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, një karakter alfabetik, një karakter numerik dhe tri karaktere alfabetike “PRK”, (figura III.3/c);
ë) Targa e mjeteve rrugore të trupit diplomatik, (e përparme dhe e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “CD”, katër karaktere numerike dhe një karakter alfabetik, (figurat III.4/1.d dhe III.4/2.d). Targa e motomjeteve të trupit diplomatik,(e pasme), mban sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “CD”, dy karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figura III.3/d);
f) Targa e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik, (e përparme dhe e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “TR”, katër karaktere numerike dhe një karakter alfabetik, (figurat III.4/1.e dhe III.4/2.e). Targa e motomjeteve të shërbimit të trupit diplomatik, (e pasme), mban sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “TR”, dy karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figura III.3/e);
g) Targa e makinave bujqësore, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “MB”, dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.h dhe III.4/2.h);
gj) Targa e makinave teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “MT”, dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.i dhe III.4/2.i);
h) Targa e rimorkiove, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, një karakter alfabetik “R” dhe tri karaktere numerike, (figurat III.4/l.j dhe III.4/2.j);
i) Targa e rimorkiove bujqësore, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “RB” dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.k dhe III.4/2.k);
j) Targa e rimorkiove teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “RT” dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.l dhe III.4/2.l);
k) Targa e mjeteve rrugore të policisë, (e përparme dhe e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “MB”, tri karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figurat III.4/1.ë dhe III.4/2.ë);
l) Targa e motomjeteve të policisë, (e pasme), mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “MB”, dy karaktere numerike dhe një karakter alfabetik, (figura III.3/ë).”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
01/09/2010