E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË SHTETASIT FADIL MEHMETAJ, NË GJERMANI

V E N D I M


PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E SHëNDETëSISë, PëR MBULIMIN E PJESSHëM Të SHPENZIMEVE Të KURIMIT Të SHTETASIT FADIL MEHMETAJ, Në GJERMANI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, në artikullin “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të shtetasit Fadil Mehmetaj, në Gjermani.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Pagesat të bëhen kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


24/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›