Presidenti Topi uron Presidentin e Tunizisë me rastin e Festës Kombëtare.

20 mars 2010
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, në të cilin shkruan:
“Festa Kombëtare e Republikës së Tunizisë, më jep kënaqësinë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju uroj Juve dhe popullit tunizian përparim dhe lumturi!
Me këtë rast, shpreh besimin tim se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Tunizisë do të zhvillohen më tej në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë dhe në të mirë të dy vendeve tona”.