V E N D I M PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT KUFITAR TË RAJONIT TË KUKËSIT, SHQIPËRI, PËR VITIN 2
V E N D I M
PER
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR PROGRAMIN E ZHVILLIMIT KUFITAR TË RAJONIT TË KUKËSIT, SHQIPËRI, PËR VITIN 2007, NËN INSTRUMENTIN E ASISTENCËS SË PARAADERIMIT (IPA), KOMPONENTI II, – BASHKËPUNIMI NDËRKUFITAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e taktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për programin e zhvillimit kufitar të rajonit të Kukësit, Shqipëri, për vitin 2007, nën instrumentin e asistencës së paraaderimit (IPA), të komponenti II – bashkëpunimi ndërkufitar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA