E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. ILIR GJOKA, NË ITALI

V E N D I M 

PER 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. ILIR GJOKA, NË ITALI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e vitit 2009, në zërin “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e z. Ilir Gjoka, në Itali.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

3.     Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor.

4.     Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


19/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›